Komunizmi dhe nazizmi, dy fytyrat e terrorit (1)

Pse duhet të jetë e pamundur t’i vendosësh në të njejtën pozitë Hitlerin dhe Stalinin? Apo, më ndryshe thënë, totalitarizmi nacionalsocialist është ai komunist në versionin tjetër të tij? Një rezolutë e vitit 2019 e Parlamentit Evropian ka rihapur një çështje me të cilën prej dekadash historianët dhe intelektualët janë përballur ose e shmangin sipas rastit. Por le të shohim pse, me të gjitha ndryshimet në dukje, nuk është e gabueshme të barazosh këto dy përvoja dramatike totalitare

Nostalgjikët e të majtës pak a shumë radikale, janë gjithmonë vigjilentë në atë që ata konsiderojnë si një nga misionet e tyre historike: të sigurojnë që askush të mos dyshojë në një të vërtetë që deri para disa vitesh ishte pothuajse e zakonshme për të gjithë të majtën, që do të thotë ndryshimi radikal midis NacionalSocializmit, tashmë i përkufizuar në përgjithësi si “E keqja Absolute”, dhe Komunizmi (Sovjetik dhe më gjerë) për të cilin, sipas rojtarëve të sipërpërmendur, mund të flitet maksimumi për “difekte”, por të justifikuara ama nga kushtet e pafavorshme historike dhe ideali i emancipimit të barabartë dhe internacionalist.

Dhe mesa po shihet, llogaritë me të kaluarën e tyre ish-komunistët duket se kanë vendosur të mos i bëjnë.

Pra shkaktoi jo pak skandal në atë pjesë të së majtës, por edhe tek shumë intelektualë të mësuar me politikisht korrekten, faktin që Parlamenti Evropian, me rastin e 80-vjetorit të shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, pas një meditimi të gjatë ndërmjet versioneve të ndryshme, miratoi me një shumicë shumë të madhe (535 po) një rezolutë të titulluar “Rëndësia e kujtesës evropiane për të ardhmen e Evropës”, e cila i atribuohet paktit të mos-sulmimit midis BRSS komuniste dhe Gjermanisë nacionalsocialiste [Pakti Molotov-Ribbentrop, 23 gusht 1939, i nënshkruar një javë para fillimit të luftës, që parashikonte ndarjen e Polonisë midis gjermanëve dhe sovjetikëve dhe dritën jeshile për Rusinë për pushtimin edhe të vendeve baltike. Aty vërehet përgjegjësia për shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore dhe vendoset, ndonëse me shumë kontradikta, siç do të shihet, një përballje dhe një shenjë barazimi midis regjimeve dhe ideologjive nacionalsocialiste dhe komuniste.

Një rezolutë që është në shumë aspekte të pasakta dhe filozofikisht e kritikueshme, por që ka avantazhin e thyerjes së një tabuje të së majtës, në veçanti kësaj tonës, 60 vjet pas zbulimeve të kongresit XX të Partisë Komuniste Sovjetike, ku sekretari i parë Nikita Hrushovi (1894-1971), i tregoi botës “nga çfarë lotësh dhe çfarë gjaku” është larë revolucioni bolshevik.

Natyrisht që Hrushovi nuk ishte bërë papritmas demokrat – kishte qenë edhe ai një bashkëpunëtor efiçent dhe besnik i Stalinit … – aq e vërtetë është kjo saqë denoncimi i tij u limitua vetëm në periudhën e stalinizmit e deri në 25 shkurt 1956, në tre vjet (minus një javë) nga vdekja e diktatorit gjeorgjian.

Por mjaftoi hapja një herë e kutisë së Pandorës, dhe çështja, veçanërisht në botën anglo-saksone, për shumë vite mospërfillëse ndaj botës sovjetike, u përhap shumë shpejt në të gjithë universin komunist, para dhe pas Stalinit, duke vënë në dyshim edhe eksperiencën kineze dhe shumë të tjera.

Pikërisht ky diskutim mbeti i largët, të paktën deri në rrëzimin e Murit, në vitin 1989, nga e majta e cila, edhe pas kësaj date, është dëshmuar gjithnjë e gatshme për të hapur “dollapin e saj të turpit” dhe në çdo rast nuk ka pranuar kurrë të bëjë krahasime midis eksperimentit nacionalsocialist dhe atij komunist.

Në të njëjtën mënyrë, ajo ka dënuar gjithmonë si justifikuese analizat e historianit gjerman Ernst Nolte (1923-2016, që fiksonin tek revolucioni bolshevik premisën/kauzën e revolucioneve kryesore konservatore në Evropën Perëndimore: së pari atë fashiste autoritare në Itali dhe më pas atë nacionalsocialiste dhe totalitar në Gjermani.

Por le të përpiqemi të rinisim arsyetimin mbi evolucionin e opinionit publik në Perëndim ndaj BRSS-së, shtëpia e vërtetë, nënë e ortodoksisë marksiste-leniniste për dekada, përpara se të përpiqemi të vendosim ndonjë një pikë kontakti apo ndryshimi midis nacionalsocializmit dhe komunizmit.

Kritika ndaj regjimit sovjetik në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, në periudhën midis dy luftërave, ka qenë gjithmonë e kufizuar vetëm për konservatorët, për fashistët dhe për disa fraksione të së majtës radikale, për disa mërgimtarë rusë dhe për pak historianë të formimit liberal, por skarco ka qenë reflektimi i thelluar mbi fenomenin komunist nga një këndvështrim sistemiko-politologjik, kjo edhe për shkak të mungesës së burimeve të drejtpërdrejta dokumentare, lajmeve të pakta që filtronin në Perëndim, propagandës së shfrenuar sovjetike dhe partive në Parajsën e re tokësore si dhe për mbështetjen që shumë intelektualë “të pavarur” vazhdonin t’i japin përvojës komuniste, madje edhe gjatë viteve të spastrimeve, pavarësisht gjyqeve të turpshme kundër disidentëve, ushtarakëve, teknikëve e kështu me rradhë.

Tronditja nga Pakti Molotov-Ribbentrop, siç thamë më lart, filloi t’i hapë sytë shumë njerëzve, sepse nxirrte në pah një prirje themelore, të paktën në shumë pika, midis dy diktaturave. Por sulmi i mëpasshëm gjerman mbi BRSS (qershor 1941) vuri gjithçka në diskutim në emër të “aleancës së shenjtë” midis Aleatëve Perëndimorë dhe Bashkimit Sovjetik, kundër Hitlerit. Kësaj i shtohej edhe dehja e presidentit amerikan Franklin Delano Roosevelt (1882-1945) i cili, përkundër paralajmërimeve shumta të kryeministrit anglez Winston Churchill (1874-1965), i lejoi Stalinit të pushtonte përfundimisht të gjithë Evropën Lindore të pushtuar nga Ushtria e Kuqe, përfshirë një pjesë të Gjermanisë dhe Polonisë, për çlirimin e së cilës kishte shpërthyer lufta botërore në Evropë. Dhe këto vende ende paguajnë pasojat e asaj përvoje.

Pra, pavarësisht fillimit të Luftës së Ftohtë, u desh kohë që të fillonte arsyetimi shkencor në lidhje me natyrën e vërtetë të BRSS dhe mbi pikat e kontaktit midis asaj përvoje dhe asaj të Gjermanisë nacionalsocialiste.

Kategoria të cilës iu drejtuan politologët për të filluar këtë analizë ishte ajo e “totalitarizmit”: një kategori e refuzuar nga e majta deri në vitet e fundit, pikërisht për shkak të implikimeve që shkaktonte ajo. Vetë termi totalitarizëm e ka origjinë më të largët. Vetë Musolini e përcaktoi regjimin e tij si “totalitar”, por se sa pak ishte i tillë, pavarësisht mendimit të disa historianëve, u verifikua më 25 korrik 1943, kur kreu i një qeverie të vetëquajtur totalitare u shkarkua nga Mbreti, pas një votimi kundër të Këshillit të Madh të Fashizmit. Analizat themelore mbi fenomenin e totalitarizmir ridalin në dritë përsëri në 1950.

Përkufizimi më i plotë është ai i dhënë në 1956 nga CJ Friedrich dhe Z.K. Brzezinski, sipas të cilit regjimet totalitare karakterizohen prej një ideologjie gjithëpërfshirëse e një natyre eskatologjike, një parti e vetme, e udhëhequr nga një diktator, një polici sekrete e gjithëpushtetshme, kontrolli absolut i forcave të armatosura, i mediave dhe i të gjitha organizatave shoqërore, kulturore dhe ekonomike. Me pak fjalë, Shteti politizon qëllimisht dhe e shtrëngon shoqërinë, derisa kufijtë midis shtetit dhe shoqërisë të zhduken në mënyrë progresive.

Ky revolucion shkon deri në përpjekjen për të zbatuar një mutacion antropologjik të banorëve të Shteteve totalitare, të paraqitura si krijimi i “njeriut të ri”: ariani sundimtar i racave “më të ulëta” ose komunisti i përkushtuar ekskluzivisht për kauzën e proletariatit dhe revolucionit botëror . Në vitin 1951, Hanna Arendt kishte identifikuar si element karakterizues të totalitarizmit edhe përdorimin kapilar dhe të vazhdueshëm, të praktikisht të institucionalizuar të terrorit, psikologjik dhe fizik, për të cilin policia sekrete u bë organi kryesor dhe i privilegjuar i regjimit dhe universi përqendrues institucional qëndror, si në aspektin simbolik ashtu edhe praktik, të fuqisë totalitare. Më pak bindëse rezultuan disa analiza të mëvonshme që lidhnin fenomenin totalitar me një fazë të rritjes së detyruar ekonomike (BRSS dhe Kina), sepse kjo rrethanë nuk ndodh në rastin e Gjermanisë. Po aq e pabazë ishte edhe teza e Samuel P. Huntington sipas të cilit regjimet totalitare mund të imponohen vetëm në fazën e modernizimit, kur teknologjitë u japin aparateve partiake mundësinë për të kontrolluar dhe fuqi të pakushtëzuar, sepse as BRSS në fazën e parë, as Kina maoiste nuk i kishte këto kushte, por sigurisht i shijonte Gjermania e viteve ’30. Me pak fjalë, totalitarizmi nuk është një fëmijë i prapambetjes apo i zhvillimit, sepse mund të imponohet, në rrethana të favorshme, si në vendet e përparuara, ashtu edhe në vendet që, në shkallë të ndryshme, janë larg nga faza e modernizimit. Thënë kjo, mbetet rëndësia e përqëndrimit në kategorinë e totalitarizmit, gjë që ka mundësuar mohimin e barazisë midis Gjermanisë nacionalsocialiste dhe Bashkimit Sovjetik, veçanërisht nga e majta.

Pasi kemi bërë gjithë këtë parashtrim, nuk mbetet tjetër veçse të përpiqemi evidentojmë, një përmbledhje padyshim të forcuar me historinë si krahasuese, për të parë sesi kondita të ndryshme të nxjerra në pah nga historiografia si thelbësore për ekzistencën e një regjimi totalitar, paraqiten të gjitha, natyrisht me ndryshime specifike, në Gjermaninë hitleriane dhe Rusinë komuniste, dy realitete që mund të konsiderohen si raste ekzemplare të sistemeve totalitare.

T’ja nisim nga kapja e pushtetit prej të dyja partive (nacionalsocialiste dhe komuniste). Këtu ndryshimi është makroskopik, si demonstrim i faktit se totalitarizmi mund të lindë në mënyra shumë të ndryshme.

Në Gjermani, Hitleri e mori kancelarinë më 30 janar 1933 i ngarkuar nga presidentit Paul Hindenburg pasi fitoi disa zgjedhje, por vetëm pas vdekjes së këtij të fundit, do të bashkojë të dy postet duke i hapur rrugë një serie masash që çojnë në partinë e vetme, në fundin e lirisë së shtypit dhe në arrestimin e kundërshtarëve.

Ndërsa në Rusi, partia bolshevike (komuniste) përfaqëson një pakicë absolute në peizazhin politik në kohën e grushtit të shtetit të tetorit 1917 në Pietersburg, por ka në dispozicion një fuqi ushtarake të revolucionarëve profesionistë që i mundësojnë asaj të marrë pushtetin me premtimin e dhënies fund luftës me Gjermaninë (premtim i mbajtur) dhe se do t’ua shpërndajë tokën fshatarëve dhe t’u jepte të gjithë fuqinë sovjetëve (premtim i pambajtur).

Lufta civile që u zhvillua favorizoi shpërbërjen e Parlamentit (Duma), të partive politike, përfshirë të majtët (menshevikët, socialrevolucionarët, anarkistët, etj.) dhe vendosjen e diktaturës së partisë, të prezantuar si diktatura e proletariatit, e të cilës Partia Komuniste e shpallu veten përfaqësuese unike dhe ekskluzive.

Partia e vetme është pra një tipar i përbashkët i të dy sistemeve, nacionalsocialist dhe bolshevik.

Të dy partitë janë bartëse dhe interpretuese të një ideologjie shumë të saktë dhe totalitare që përjashton çdo forcë tjetër politike, sociale dhe kulturore që mund të ndikojë në një mënyrë tjetër në shoqëri.

Një ideologji me karakterie të forta eskatologjike: në rastin e Gjermanisë, realizimi i supremacisë së popujve gjermanishtfolës dhe të racës ariane (nordike, gjermanike) mbi Evropën dhe botën sllave, me krijimin e “Reich-ut mijëvjeçar” dhe eleminimin e “razave” të konsideruara armiqësore ose të rrezikshme për madhështinë e vetë Reich (hebrenjtë, romët, etj.); në rastin e BRSS, shtrirja e komunizmit në shkallë globale përmes rrjetit të partive të ndryshme të ndërlidhura (Internacionale) dhe eleminimit (politik ose fizik, sipas rastit) të klasave armiqësore (kapitalistët, pronarët e tokave, borgjezia, intelektualët e paangazhuar, etj).

Në të dy rastet, siç thamë, esencial është identifikimi i një armiku absolut: raca hebraike në rastin e Gjermanisë nacionalsocialiste, borgjezia dhe kapitalizmi në rastin e Bashkimit Sovjetik; për më tepër, me ndryshime të pakta, interpretuesit e këtyre “misioneve historike” janë njerëzit e rinj, të pastruar nga mbeturinat e shoqërive të vjetra dhe të përkushtuar ndaj sakrificës për triumfin e kauzës.

Përsa i takon karakteristikave të tjera të totalitarizmit, sipas përkufizimit te Friedrich dhe Brzezinski, pra monopoli shtetërore ndaj mjeteve të komunikimit, në organizatat kulturore dhe sociale (ato politike u shtypën për të ndërtuar partinë e vetme, natyrisht), krahasimi midis dy sistemeve, me përjashtim të diferencave që lidhen me karakteristikat historike kombëtare, tregon një ngjashmëri thuajse të barabartë, ku nuk ka shenja se mund të shfaqen forma të mundshme të mospajtimi.

Në të dyja rastet, mobilizimi i përhershëm i rinisë dhe i kategorive të ndryshme shoqërore tregon një tendencë konvergjente drejt krijimit të një Shteti etik. Ndërsa, në planin ekonomik, dallimet janë shumë të mëdha. Kontrolli sovjetik mbi ekonominë e planifikuar shtetërore është total dhe mbytës, edhe pse karakterizohet kryesisht nga joefikasiteti dhe shpërdorimi.

Përkundrazi, në Gjermaninë e Hitlerit ekonomia, që mbetet private, është edhe ajo e mobilizuar për arritjen e qëllimeve të synuara nga politika, por kufijtë e autonomisë menaxheriale janë shumë më të mëdha, si rezultat me efikasitetit absolut, siç u verifikua gjatë luftës në të dy vendet.

Edhe kontrolli i forcave të armatosura nga partia në pushtet është gjithashtu i plotë në të dy sistemet. Në BRSS është e theksuar nga prania e komisionerëve politikë nëpër njësi të ndryshme, të ngarkuar me kontrollin e ortodoksisë ideologjike të drejtuesve ushtarakë.

Në sezonin e të ashtuquajturave spastrime, të cilat në Rusinë e gjysmës së dytë të viteve Tridhjetë përshkuan të gjitha kategoritë, ku mund të formoheshin forca apo grupe alternative në grupin qeverisës, dhe në veçanti për kryetarin suprem, Stalinin, edhe hierarkitë ushtarake paguan një çmim shumë të lartë, me dhjetëra e mijëra kuadro (marshallë, gjeneralë, kolonelë etj.) u pushkatuan pa gjyq apo me procese farsë.

Një çmim që u pa kur, në vitin 1941, Gjermania sulmoi BRSS, duke shkaktuar humbjen e shumë milionave ushtarëve dhe qytetarëve rusë edhe falë papërgatitjes dhe reagimit të ngadaltë të Ushtrisë së Kuqe. Në Gjermani, u larguan gradualisht drejtuesit ushtarakë që ishin treguar jo shumë bashkëpunues ndaj regjimit dhe të gjitha forcat e armatosura u lidhën me betimin e besnikërisë ndaj Führerit: një lidhje shumë e fortë, sipas traditës gjermane të respektimit absolut të hierarkisë.

Kësaj i shtohej kontrolli indirekt që si Gestapo ashtu dhe SS-ja kryenin ndaj drejtuesve të forcave të armatosura. Kur u vërejtën përpjekje për revoltë, me luftën tashmë të humbur, këta prekën vetëm sektorë shumë të kufizuar, të gatshëm të bashkoheshin vetëm në rast se Führer, i cili përfaqësonte garantuesin suprem të të gjitha kufizimeve hierarkike, mund të kishte vdekur. Dhe vijmë në pikën e fundit: policia sekrete, përdorimi sistematik i terrorit dhe gjenocidit dhe shfarosjeve masive.

Nga ky këndvështrim, këtu është e vështirë të hartohet një pasqyrë e hollësishme e dallimeve/ngjashmërive midis strukturave dhe veprimtarive të dy regjimeve, të cilët në këta sektorë përdorën një pjesë të madhe të burimeve të tyre.

Netët e shumë qytetarëve rusë dhe gjermanë shoqëroheshin me terror kur dëgjohej një makinë të ndalonte nën shtëpitë e tyre dhe shikonin tek zbrisnin, në Gjermani kapotat e zeza prej lëkure të Gestapos ose kafkat e vdekjes mbi kapelet SS, në Rusi simbolet blu të Čeka (më vonë NKVD dhe akoma më vonë KGB).

Gjithëpushtetshmëria e këtyre njësive policore ishte absolute, siç edhe të palimituara ishin mjetet e përdorura për të zhvatur rrëfimet pa themel dhe për të dërguar të burgosurit nëpër proceset farsë, kur gjykoheshin të nevojshme, ose për t’i eliminuar drejtpërdrejt.

Por elementi më karakteristik i dy regjimeve nuk është vetëm terrorizmi shtetëror, i përdorur në mënyrë korrekte si mjet për menaxhimin politik të vendeve përkatëse (edhe pse në Gjermani pas eleminimit fillestar të kundërshtarëve, konsensusi për qeverinë ishte sigurisht shumicë), siç ishte politika e shfarosjes në shkallë të gjerë e praktikuar në bazë të një programi politik specifik.

Në rastin e Gjermanisë, padyshim më i njohur, pasi u neutralizuar qysh në fillimet e marrjes së pushtetit kundërshtarët politikë, një politikë e tillë synonte kryesisht, siç u tha, në eleminimin nga kontinenti evropian të “racës hebraike”, e paraqitur si një rrezik për pastërtinë e racës ariane dhe si shkaku kryesor i të këquave që kishte kaluar Gjermania.

Ishte e ashtuquajtura “Zgjidhja përfundimtare”, e planifikuar nga janari i vitit 1942, por e praktikuar me metoda të ndryshme që nga fillimi i luftës në zinxhirin haluçinant të montazhit të dhomave të gazit dhe furrave kremuese.

Por, përveç hebrenjve (dhe romëve, homoseksualëve, njerëz me aftësi të kufizuara …), dhjetëra mijëra banorë të territoreve të okupuara përjetuan po ashtu të njëjtin fund, duke filluar me pushtimin e Polonisë dhe më pas në pjesën tjetër të Evropës dhe veçanërisht në territoret e Bashkimit Sovjetik.

Në rastin e Rusisë komuniste, shifrat dhe lajmet janë më pak të sakta sepse ato kanë dalë në mënyra episodike gjatë viteve të ‘arta’ të regjimit falë disa disidentëve të arratisur dhe, edhe pas rënies së tij, ato kanë qenë në duar të studiuesve me raste, sipas mundësisë, pak a shumë të favorshme, të qasjes në arkivat ruse.

Sido që të jetë, ka të dhëna të pamohueshme: miliona të vdekur gjatë viteve të para të luftës civile dhe luftës së komunistëve, gjatë së cilës uria vrau më shumë njerëz sesa vetë konflikt; më pas gjashtë milion të vdekur (nga të cilët katër në Ukrainë) nga politika e kolektivizimit të detyruar (fushata kundër kulakëve), e praktikuar nëçër fshat me urinë masive që pasoi, midis viteve 1928 dhe 1930; nga shtatëqind mijë deri në një milion të vdekur gjatë spastrimeve të vitit 1937-38, ku u përfshinë anëtarët e partisë, ushtarakë, teknikë, etj .; dhe sërish tre milion vdekje të tjera nëpër GuLag, të cilat kurrë nuk krijuan zhurmë, sepse ishin të fshehura si fantazmat diku midis stuhive të borës siberiane. Mund të vazhdonim me listën e krimeve, por mbase nuk është e nevojshme në këtë kontekst .

E megjithatë, vlen të shtohet se, përtej Paktit Molotov-Ribbentrop, i cili hapi rrugën ndarjes së Polonisë midis Gjermanisë dhe BRSS, të dy regjimet praktikuan një politikë shfarosjeje (nganjëherë me marrëveshje të ndërsjellë, si në rastin e Paktit ) nëpër territoret e Evropës Lindore, siç është dokumentuar nga studimi i historianit amerikan Timoty Snyder (“Bloodlands. Europe in the control of Hitler and Stalin, 2011).

Është i njohur fakti i masakrës së Katyn (në rajonin Smolensk të Rusisë) të 22 mijë oficerëve polakë nga NKVD ruse në prill 1940, si dhe ajo e 37 mijë hebrenjve në Babi Jar (Kiev) nga njësitë speciale SS në 1941. Në të dyja rastet shfarosjet praktikuan me metodën e të pushkatimeve masive dhe futjen e të vrarëve nëpër varre të mëdha masive.

Dhe janë vetëm dy shembuj ndër shumët që mund të bëhen. Si përfundim, me siguri gulagët janë krijuar para kampeve të përqendrimit naziste dhe primati në numrin e viktimave ndoshta i përket regjimit sovjetik, megjithëse, duhet kujtuar, ky i fundit ka mundur të ushtrojë sundimin e tij për 70 vjet (nga të cilat 40 edhe mbi vendet e Evropës Lindore), ndërsa nacionalsocializmi e mbajti pushtetin vetëm për 12 vjet.

Ky ndryshim, që nuk ka ndonjë peshë të konsiderueshme në krahasimin historik, megjithatë, së bashku me kushtet e ndryshme historike të dy vendeve dhe ato të kontrolluara prej tyre, ndoshta kontribuon në shpjegimin se si dhe pse vendet që kanë jetuar nën regjimin komunist kanë dalë ose ende përpiqen të dalin, pak a shumë me shpejtësi dhe me vështirësi më të mëdha ose më të vogla, nga përvoja totalitare.

Këto janë faktet nga të cilat hodhi hapat e para rezoluta e Parlamentit Evropian, që ka të paktën meritën e plasaritjes së murit të hipokrizisë, që, veçanërisht në vendin tonë, ka rrethuar gjithnjë dy përvojat kryesore totalitare të shekullit XX. Sidoqoftë, edhe në këtë rast, një hap përpara dhe një hap prapa.

Sepse, nëse në pikën 5 të rezolutës vendet e Unionit ftohen të bëjnë vlerësime të sakta mbi “krimet dhe aktet e agresionit të kryera nga regjimet totalitare komuniste dhe regjimi nazist”, në pikën 6 ata dënojnë “të gjitha manifestimet dhe përhapjet e ideologjive totalitare, siç janë nazizmi dhe stalinizmi brenda Unionit “.

Me një kryevepër hipokrizie gjuhësore, Komunizmi, i dënuar në pikën 5, rrudhet në “Stalinizëm” në atë në vijim. Në këtë mënyrë, komunikimi dhe historiografia komuniste dhe përgjithësisht e majta do të vazhdojë, pak a shumë e pashqetësuar, të valëvisë flamujt e saj dhe të propagandojë ideologjinë e saj, ndonëse me një ton më të ulët, brenda Bashkimit Evropian, duke u dhënë mundësi shumë prej tyre që të mos e bëjnë atë ekzaminim të ndërgjegjes historike, që siç e thamë që në fillim, gjithmonë e kanë refuzuar. / Materiali është përgatitur nga gazetatjeter.com

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.