Koronavirus, New York Times: Fushatë dezinformuese e 007-ave kinezë
Një fushatë dezinformimi e paparë ka filluar nga 007-at kinezë. Që nga marsi, agjentët e inteligjencës kineze kanë nxitur një fushatë dezinformimi në mediat sociale dhe përmes sms-ve që synojnë përhapjen e panikut në Shtetet e Bashkuara për koronavirus, me teknika jo fort të ndryshme nga ato të përdorura nga Rusia për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Këtë fakt e mbështet New York Times, duke cituar burime nga gjashtë agjensi të ndryshme të inteligjencës amerikane.
“Administrata e Presidentit Donald Trump do të mbyllë tërë vendin dhe do ta njoftojë këtë sapo që të jenë të gatshme trupat ushtarake për t’u përballur me trazira dhe akte vandalizmi”, thuhet në njërin prej mesazheve të publikuara në mesin e marsit nëpër rrjetet sociale dhe përmes sms-ve të miliona amerikanëve. Mesazhet u bënë aq virale sa brenda 48 orësh Këshilli Kombëtar i Sigurisë i Shtëpisë së Bardhë u detyrua t’i padiste si të rreme në Twitter. Teknikat e amplifikimit të mesazheve po alarmojnë 007-at amerikanë për përdorimin e deritanishëm të panjohshëm të mesazheve me tekst. Origjina e tyre mbetet e paqartë ende edhe tani. Burimet – shpjegon NYT – nuk pranuan të zbulojnë detaje mbi lidhjen midis mesazheve dhe agjentëve kinezë, duke iu referuar nevojës për të mbrojtur burimet dhe metodat e monitorimit ndaj aktiviteteve të Pekinit.