GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Koronavirusi, edhe macet ‘respektojnë’ distancimin shoqëror

Përveçse për kutitë, macet kanë një tjetër pasion të fshehtë: atë të rrathëve dhe hapësirave të kufizuara të tokës. E kanë vunë re në Filipine, ku macet endacake vihen në rradhë për të zënë rrathët e pikturuar në tokë afër stendave të tregjeve për të mbajtur distancën sociale.

E në këtë mënyrë, endacaket po japin një shembull të mirë, duke demonstruar se si duhet sjellë në një vend të tejmbushur me njerëz për të shmangur infeksionin me koronavirus. Një situatë vërtet argëtuese, sidomos kur mendon që macet janë rebele të vërteta, absolutisht jo besnikë ndaj rregullave ose urdhrave të njerëzve.

Për ta kuptuar më thjeshtë, maceve iu pëlqenka të ulen brenda rrathëve. Dhe ato të tregut të Quezon City janë të madhësisë së duhur, si dhe pozicionit të privilegjuar ndaj ushqimit që janë të detyruara të nuhasin nga larg dhe të mos e prekin. Një zakon ky për shkak të vetë natyrës së vetë maceve, të cilat, duke qenë përgjithësisht pre, shohin në një rreth të pikturuar në tokë një hapësirë të kufizuar të sigurtë, që u jep atyre një lloj ndjenje mbrojtjeje brenda tyre.

Por, cilado qoftë arsyeja pse e bëjnë këtë, macet, duke vepruar në këtë mënyrë, qoftë edhe në mënyrë të pandërgjegjshme në rëspekt të rregullave sociale ndaj koronavirusit, kanë tërhequr vëmendjen e shumë kalimtarëve dhe fotot e tyre po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.

You might also like