Koronavirusi, gati qentë që “nuhasin” virusin: ja plani i Austrisë

Ushtria austriake po përfundon stërvitjen e një pastori belg për t’i nuhatur molekulat e Covid-19 në ajër
Jo vetëm në operacionet antidrogë apo për kërkim eksplozivësh. Së shpejti, qen të stërvitur posaçërisht mund të përdoren për të gjetur personat e sëmurë me Covid-19 që shëtisin të qetë nëpër rrugët e qyteteve të mëdha. Ky, të paktën, është qëllimi i Austrisë që po stërvit një njësi qensh për të njohur “erën e të infektuarve”.
Një projekt që, nëse do të sjellë rezultate, mund të hapë rrugën për një mënyrë të re për të kufizuar infeksionin nga Coronavirusi i ri dhe të identifikojë me lehtësi infeksionet asimptomatike që nuk shfaqin shenja të sëmundjes. Nëse do të ndodhte vërtetë, do të ishte një pikë kthese e vërtetë: asimptomatikët, në fakt, kanë qenë ndër përhapësit kryesorë të pandemisë dhe të mundësia për të kufizuar lëvizjet e tyre është një nga objektivat kryesore të të gjitha vendeve të angazhuara në vijën e parë në luftën kundër COVID-19.
Si po stërviten trajnohen antiKoronavirus
Stërvitja e njësisë së qenve që ushtria austriake dëshiron të formojë nuk ndryshon shumë nga ajo e njësive të tjera të caktuara për zbulimin e substancave narkotike dhe eksplozivëve. Në bazë të kësaj, bëhet e ditur nga Vjena, do të ketë një program stërvitjeje të qenve për të njohur erën e molekulave të Koronavirusit.
Përmes një procesi mësimor me përforcim pozitiv, instruktorët do t’u mësojnë qenve të dallojnë gjurmët e “lëna” nga Covid-19 dhe të reagojnë nëse ato nuhaten. Në trajnim, ushtria austriake po përdor një tub në brendësi të të cilit gjenden molekula Covid-19. Me pak fjalë, e njëjta metodë, e cila zakonisht përdoret në formimin e njësive të qenve antidrogë ose anti-eksploziv.
Qentë anti-koronavirus, deri ku ka arritur programi austriak
Sipas informacioneve që dalin nga vendi transalpine, brenda fundit të korrikut qeni i parë “tracker” duhet të hyjë në veprim. Ai është një pastor belg pesëvjeçar, që për disa javë këtyre anëve është bërë protagonisti kryesor i programit “stërvitje speciale” të ngritur nga forcat e armatosura bardhekuqe në qendrën e ushtarake të qenve Kaisersteinbruch, në Burgenland.
Deri më tani, shkalla e suksesit gjatë testeve ka qenë në 80%: një vlerë mjaft e lartë, por siç duket konsiderohet jo plotësisht e kënaqshme nga autoritetet austriake. Gjatë ditëve në vijim, hunda e pastorit belg do të rafinohet më tej, në mënyrë që të jetë në gjendje të identifikojë një numër edhe më të madh pozitivësh dhe asimptomatikësh.