GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Kourtney Kardashian shtatzënë? “Ja format e trupit tim”

Influencer dhe ylli i reality show në SHBA i bën të heshtin zërat mbi një shtatzani të mundshme dhe deformime për format e saj: “Kjo jam unë me disa kile shtesë. Dhe më pëlqen kështu. Kam lindur tre herë, dhe ja si është trupi im”

Laura DANI – Kourtney Kardashian, 41 vjeçe, ka publikuar në Instagram dy nga fotot e saj të reja me bikini. Dhe disa ndjekës, duke aluduar në format e saj, kanë dekretuar: “Është shtatzënë”. Por Kourtney, e cila ka tre fëmijë me ish-partnerin Scott Disick – Mason 10 vjeç, Penelope 7 vjeç dhe Reign 5 vjeç – menjëherë i ka bërë të heshtnin fjalët. Duke shkruar: “Kjo jam unë me disa kile shtesë. Dhe më pëlqen kështu. Kam lindur tre herë, dhe ja si është trupi tim”.

View this post on Instagram

🐄 👧🏻

A post shared by Kourtney Kardashian (@kourtneykardash) on

Kourtney, që kohëve të fundit ka rifilluar të takohet me modelin 27-vjeçar Younes Bendjima, me të cilin ishte ndarë në 2018, që muajin e kaluar tashmë i ishte dashur të sqarojë se ajo “nuk ishte shtatëzënë fare”. Në atë kohë, patën qenë disa nga fotot e saj në këmishë dhe veshje të brendshme që i bënë ndjekësit të dyshonin për një shtatëzani të re.

View this post on Instagram

@poosh

A post shared by Kourtney Kardashian (@kourtneykardash) on

Komentet e vazhdueshme për qenien e saj inekzistente në pritje të ëmbël, megjithatë, nuk e shqetësojnë aspak motrën më të madhe të Kim Kardashian: “Mund të mendoj: “Oh Zoti im, dukem shtatzënë?” Por për mua format e lakuara janë shumë femërore. E dua trupin tim, kështu që nuk ofendohem”, ka sqaruar ajo në një live Instagram me mikeshën Sarah Howard. Duke shtuar se një koment në veçanti e ka bërë vërtetë të lumtur: “Një fans më shkruajti: “Mendova se ishe shtatzënë sepse trupi yt duket më në formë, femëror dhe i ndritshëm”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni