GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Kovid dhe Hanter, shkëndijat e debatit

Përballja e fundit televizive midis Donald Trump dhe Joe Biden në prag të Election Day më 3 nëntor. Për CNN, dueli u fitua nga sfiduesi 53 me 39, por sipas shumë vëzhguesve presidenti ishte më i mprehtë

Një debat i rregullt, pas britmave dhe ofendimeve të raundit të parë. Formati me mikrofonin i fikur kur ishin duke u përgjigjur ka funksionuar në përballjen e dytë dhe të fundit TV midis Donald Trump dhe Joe Biden përpara Election Day më 3 nëntor. Ashtu siç funksionoi edhe moderatorja, gazetarja e NBC, Kristen Welker, e cila fitoi komplimente jo vetëm në mediat sociale, por edhe, drejtpërdrejt, nga presidenti i cili në vigjilje e pati akuzuar si “një demokrate radikale”.

Përballja e Nashville u konsumua nën regjimin e koronavirusit, kujdesit shëndetësor, ekonomisë, imigracionit, ndryshimit të klimës dhe skandalin e supozuar të biznesit në Kinë të Hunter Biden, djalit të ish-zëvendëspresidentit, me ish-partnerin e biznesit dhe akuzatorin e parë të familjes Biden, Tony Bobulinski, i cili pritet të dëshmojë sot në Senat. Joe mbrojti veten, mohoi se kishte bërë para nga afera kineze, por rrëshqiti në të njëjtën lëvore bananeje si George H.W. Bush në 1992, kur shikoi orën e tij dhe dukej i nervozuar. Duheshin edhe 10 minuta për të përfunduar… dhe Biden bëri atë që në fakt nuk duhej kurrësesi ta kishte bërë (për të qenë politikisht korrekt).

Trump u shfaq në skenë pa maskë, ndryshe nga sfiduesi dem. Manjati filloi duke mbrojtur punën e administratës ndaj pandemisë, duke premtuar një vaksinë brenda disa javësh ose më së shumti “brenda vitit”. “Koronavirusi do të zhduket, ne po bëjmë çdo gjë të mundur”, siguroi Trump. “Askush me përgjegjësinë e kaq shumë të vdekurve në ndërgjegje nuk duhet të mbetet president”, replikoi Biden.

Trump insistoi në nevojën për të zhdukur Obamacare, por duke mbrojtur kushtet para-ekzistuese ndërsa Biden propozoi reformën e tij të kujdesit shëndetësor, me një opsion publik, “BidenCare”.

Në frontin e imigracionit, ish-zëvendësi i Obamës premtoi një rrugë për shtetësinë e dreamers, emigrantët e rinj të sjellë në Shtetet e Bashkuara nga prindër klandestinë që kur ishin fëmijë. Presidenti, i nxehur se e kishte quajtur lëvizjen Black Lives Matter një simbol të urrejtjes se dhe kishte shpërndarë videon e  një burri që bërtiste “fuqi të bardhëve”, theksoi se kishte bërë më shumë se çdo president tjetër në histori për afroamerikanët “me përjashtimi të Abraham Lincoln”. Duke përmendur ndalimin e emigrantëve nga vendet me shumicë myslimane dhe faktin që ai i ka quajtur meksikanët “përdhunues”, Biden tha se Trump “hedh karburant në çdo zjarr racist”.

Lufta më e nxehtë ishte për Hunter Biden. “Ai është zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara dhe djali i tij, vëllai i tij dhe vëllai tjetër janë duke u pasuruar. Ata janë fshesa me korrent”, ishte presioni i Trump. “Unë kurrë nuk kam marrë para nga ndonjë burim i huaj, kurrë në jetën time,” siguroi Biden, duke treguar me gishtin ndërhyrjet e Moskës. “Po më thua që laptopi (i Hunter i sekuestruar nga FBI) ​​është një tjetër mashtrim rus? Po tallesh?” ka ironizuar The Donald. “Rusia, Rusia, Rusia”, qesëndisi Trump.

Në deklaratat përfundimtare, Trump u përqëndrua në politikën ekonomike duke akuzuar rivalin se kërkon të rrisë taksat dhe rregullat nëse zgjidhet dhe nuk ka bërë asgjë pavarësisht se ka qenë në politikë për më shumë se 40 vjet, 8 nga të cilat si zëvendëspresident. Biden zgjodhi një mesazh shprese, duke theksuar se në lojë në këto zgjedhje është “karakteri i kombit”.

Sipas CNN, debati u fitua nga Biden 53 me 39 por sipas shumë vëzhguesve – si psh., një farë Megyn Kelly, i cili e dha si triumfator – më vendimtari ishte Trump. Kreu i Shtëpisë së Bardhë erdhi në debat në një disavantazh në sondazhe (7.9 pikë në mesataren kombëtare të Real Clear Politics), por falë një pjesëmarrje rekord në tubimet e tij dhe dritës së parë të gjelbër, në Komitetin e Drejtësisë, për emërimin e konservatores Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë.

Loja mbetet më e hapur se kurrë me një kokë më kokë në Florida dhe Arizona dhe një epërsi margjinale për kandidatin dem në Pennsylvania, Wisconsin dhe Michigan. Trump i fitoi të gjitha këto shtete në 2016 dhe ai nuk mund të lejojë të humbasë në më shumë se dy nga këta shtete nëse dëshiron të mbetet president. Sot çifti në distancë rikthehet në fushatë, me Biden në Delaware dhe Trump në Florida ku do të votojë të dielën. Kush fitoi? Le të themi që numrat dhe sondazhet e CNN sonte këtu në Nashville nuk shkojnë. Ashtu si Biden duke parë orën.

Përgatiti për gazetatjeter.com, Dardan MITROVICA


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More