Kuno, qeni që shpëtoi ushtarët në Afganistan

Gjatë një sulmi nga milicët britanikë kundër -Qaeda në Afganistan, nuk e mendoi dy herë: u turr kundër një njeriu të armatosur dhe, edhe pse plumbat e përshkonin ngado, arriti të shpëtojë jetën e shokëve të tij njerëz.

Për këtë arsye, Kuno, një pastor belg Malinois, në nëntor do të marrë Dickin Medal,, çmimin më të rëndësishëm ushtarak që i është dhënë një kafshe.

I ka ende në trupin e tij shenjat e atij gjesti heroik: gjatë sulmit mbeti i plagosur në putrat e pasme, dhe e majta i është shkurtuar pjesërisht.

Kuno ishte trajnuar për të kërkuar armë dhe eksplozivë, por edhe për të neutralizuar armikun në rast emergjence; dhe pikërisht këtë bëri.

Vitin e kaluar, gjatë një sulmi natën kundër ekstremistëve të al-Qaeda, shokët e tij të repartit qenë bllokuar, ata kërcënoheshin nga një burrë i cili po rrezikonte jetët e tyre me të shtëna granate dhe me mitraloz.

Dhe pikërisht në atë moment Kuno vuri në praktikë atë që i ishte mësuar: u lëshua kundër terroristit, duke u dhënë ushtarëve mundësinë të fitonin terren dhe t’i jepnin fund sulmit.

Plagët e tij u panë menjëherë që ishin serioze, një prej atyre plumbave kishte shpuar një arterie kryesore; kishte ardhur koha për t’ia kthyer monedhën Kunos dhe t’i shpëtonin jetën.

Kështu qeni u mjekua menjëherë në helikopter, gjatë rrugës së dëshpëruar fillimisht për në kampin qëndror ushtarak e më pas drejt Britanisë së Madhe.

Me të mbërritur në atdhe, veterinerëve iu desh të prisnin një pjesë të putrave të tij të pasme për të evituar infeksionin që ta vriste.

Por historitë e heronjve meritojnë një fund të lumtur: kështu, Kuno sot është OK, edhe falë një proteze të bërë posaçërisht për të.

Atë ditë ai shpëtoi shumë jetë duke ndihmuar në vijën e frontit për të çuar deri në fund një prej sulmeve më të rëndësishme kundër al-Qaedas.

Për këtë arsye, në nëntor atij do t’i jepet medalja e nderit, një shenjë njohjeje qysh në vitin e largët 1943, për të nderuar kafshët ushtarake me merita më të shquara.

Dhe Kuno do të jetë i 72-ti, para tij tashmë e kanë marrë 34 qen, 32 pëllumba 4 kuaj dhe një mace.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.