GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Kur i bën gjërat vetëm s’ke pse ndjehesh çuditshëm, por i fortë

Vallëzimi, vrapimi, kënga, pazari dhe më pas të shkosh në një koncert, të notosh në valët e detit dhe bësh surf, të shkosh në kafenenë më të bukur në qytet dhe të porosisësh një ëmbëlsirë. Të gjitha këto vetëm! Sepse vetmia nuk ju bën të ndjeheni të çuditshme apo të ndryshme, por të lira dhe të forta.

Ne dhe miqtë

Të kesh përkrah miq që të duan dhe kujdesen për ty është një ndjesi e mrekullueshme, e cila bën të ndjehesh me fat që ke gjetur njerëz që të ndajnë jetën me ty.

Vetmia është speciale

Por, edhe ndarja është po aq e veçantë sa vetmia. Gjithkush ka të drejtën dhe detyrimin për të kaluar kohë vetëm, për të mësuar të njohim dhe duam njëri-tjetrin.

E fortë dhe e lirë

Një shëtitje në park apo një vajtje në kinema vetëm. Edhe një koncert apo një ditë në plazh. Nuk duhet pasur frikë për të zgjedhur të bësh atë që do, edhe pa shoqërinë e miqve. Kjo nuk do të të bëjë të ndjehesh apo të dukesh çuditshëm, por të fortë dhe të lirë.

Të bësh atë që do

Sa herë ke vendosur të mos bësh diçka thjesht sepse askush nuk të shoqëron? Të mësosh për të kryer një aktivitet edhe në vetmi të bën të çlirët nga çdo formë e varësie.

Të qëndrosh vetëm

Njerëzit kanë frikë nga vetmia, ti vetë ke, e në këtë mënyrë gjendesh duke e mbushur jetën me gjithçka dhe më shumë. E megjithatë, je duke bërë një gabim të madh sepse të qëndrosh vetëm mund të të mësojë shumë.

Liria për të zgjedhur dhe për të bërë

Një gjendje lirie, një mënyrë për të dëgjuar dhe për t’u kujdesur për vetveten pa kushtëzimin shoqëror të të tjerëve, duke ndjekur vetëm ato që të thotë zemra.

Shoqëria më e bukur

Deri më tani kemi përdorur fjalën vetmi, e vërteta është se kur zgjedh të bësh diçka pa shoqërinë e njerëzve që do nuk je vetëm, je me vetveten.

Kujdesu për veten

Të kujdesesh për vetveten, ta duash dhe ta zgjedhësh si miqësinë më të mirë është zgjidhja më e shëndetshme që mund të bësh për mirëqenien tënde. Edhe zgjedhja e kohës për të kaluar me vetveten është një gjë e shkëlqyeshme.

Vetmia të bën të shkëlqesh

Vetmia është një arritje e mrekullueshme. sepse të bën të njihesh në thellësi, të gjesh një ekuilibër të përsosur midis un-it dhe universit. Ndaj mos ki frikë të dalësh, të vallëzosh, notosh dhe të bësh gjithçka që do edhe pa të tjerët sepse vetëm në këtë mënyrë do të jesh plotësisht në liri dhe do të mësosh të ndjehesh edhe më mirë me të tjerët. Për më tepër, vetmia të bën të shkëlqesh.

You might also like