GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Kur të vdes…

Kur të vdes

do të doja t’i dhuroje ç’mbetet prej meje fëmijëve

dhe pleqve, që presin fundin

e nëse nuk do t’i mbash dot lotët

qaj për vëllezërit dhe motrat që ecin krah teje

dhe kur për mua të kesh nevojë

shko e përqafo kë ke më pranë

dhe jepu atyre atë që doje të më jepje mua

– Dua të të lë diçka,

diçka që të jetë më e mirë se fjalët a një tingull,

më kërko, në personat që kam njohur e kam dashur,

e nëse s’arrin të më lësh të shkoj, më lër të jetoj në sytë e tu

dhe jo vetëm në mendimet e tua!

– Kështu, do më duash

duke i lënë duart të prekin të tjera duar,

duke e lënë trupin të prekë të tjerë trupa,

e duke i lënë të lirë fëmijët që lirinë dëshirojnë.

– Njerëzit vdesin, dashuritë jo!

Kur, nga unë, të mos ketë mbetur tjetër veç dashurisë

lërmë të shkoj!

Merrit Malloy

Shqipëroi për gazetatjeter.com, Edi DELIU

You might also like