GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Kush duhet ta mbajë të bashkuar Bashkimin Evropian?

Christine Lagarde ia kalon topin Këshillit Evropian. Për BQE-në, institucionet financiare e kanë bërë pjesën e tyre, tani varet nga politika

Topi kalon nga Frankfurti në Bruksel. Si metaforikisht edhe konkretisht. Për ta kaluar mendoi dje Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, në një takim me gjermanen Ursula von der Leyen. Kuptimi i deklaratave të Lagardit dhe vendimet e Këshillit Drejtues të BQE-së, në të vërtetë, ishte pikërisht ky: tani i takon institucioneve evropiane të lëvizin dhe të marrin masat që t’i mundësojnë Evropës të rikuperohet nga goditja e tmerrshme prej koronavirusit.

BQE të sajën e ka bërë nga marsi deri sot. E ka konfirmuar Pepp (Pandemic Emergency Purchase Programme), plani i blerjes së letrave me vlerë anti-pandemike prej 1.350 miliardë eurosh deri në qershor 2021. Një plan që shkon edhe kundër ortodoksive të Frankfurtit dhe që ka shkaktuar dhimbje stomaku për shumë politikanë.

Në këtë kuptim, Lagarde ka rithëksuar edhe një herë qartë se capital key “është benchmark, por fleksibiliteti me kalimin e kohës dhe ndërmjet aseteve të ndryshme që do të blihen e diferencon Pepp-in nga programet e tjera blerëse”. “Fleksibiliteti është tipari kryesor i programit pandemik.”

Sa për të kuptuar, capital key është kuota që secila bankë qendrore ka në BQE dhe në bazë të së cilës Eurotower procedon me blerjen e aseteve. Për Peppin capital key-t janë deroguar. Aq sa Presidentja e BQE ka cituar në mënyrë të qartë në një konferencë për shtyp Italinë dhe Spanjën si përfituese nga ky derogim.

“Ka pasur devijime: vende si Italia, Gjermania më pak, Portugalia janë mbi capital key” thkekson ajo. “Nuk do të lejojmë që konvergjenca për capital key të dobësoje efektivitetin” e masave të bankës qendrore.

Një mesazh i qartë ky për njohësit e konvencionalitetit dhe ortodoksisë së mënyrës së veprimit të Bankës Qendrore Evropiane (shih Gjykatën Kushtetuese Gjermane). Pasi renditi atë që janë bërë nga Eurotower, Lagarde kaloi në renditjen e atyre se çfarë duhet të bëjnë të tjerët. Recovery Fund “duhet të aprovohet sa më shpejt të jetë e mundur” sepse “është i rëndësishëm për rigjallërimin” dhe duhet të jetë “i shpejtë, fleksibël dhe konsistent”.

“Negociatat në Bruksel – shtoi Lagarde – marrin kohë dhe mund të jenë të vështira, por liderët evropianë janë të vetëdijshëm për rëndësinë e mos harxhimit të kohës dhe për të dhënë një sinjal se BE mund të përballet me rimëkëmbjen së bashku”. Një kalim i topit, siç e thamë, në një garë stafetash hipotetike me von der Leyen dhe me krerët e shteteve dhe qeverive që do të takohen në Bruksel nga sot, për herë të parë personalisht pas lockdownit.

Një ftesë për të vrapuar, nëse jo më e fortë se banka qendrore të paktën me të njëjtën shpejtësi, sepse është një garë që nuk duhet të humbet. / Materiali u përgatit nga gazetatjeter.com


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More