GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Kush ka dashur që të vritet Papa Wojtyla?

Më kishin premtuar parajsën. Ky është titulli i biografisë së shkruar nga Mehmet Ali Agca, ish-terroristi turk që më 13 maj 1981 i bëri atentat Papës Wojtyla. Kjo biografi ka bërë shumë të diskutohet sepse përçon edhe një të vërtetë tjetër në lidhje me nxitësit e sulmit: pasi ka ndryshuar versione dhjetëra herë gjatë 32 viteve, Agca drejton gishtin ndaj ayatollahut iranian Khomeyni dhe shpurës së tij. Për shumë njerëz, pista iraniane mendohet se është një tjetër mashtrim i Agca për t’i bërë njerëzit të flisnin për të. Pasi kaloi disa vjet burg, Agca, fillimisht i dënuar me burgim të përjetshëm, përfitoi falje në vitin 2000 dhe u ekstradua në Turqi, ku shleu llogaritë e tij me drejtësinë. Në fakt, ai u mbyll në një burg në Stamboll: një vendim i gjykatave turke i vitit 1980 e njeh atë fajtor për vrasjen e Abdi Pekçit, drejtorit të gazetës liberale Milliyet, i vrarë në 1979. Por në vitin 2010, Agca del nga burgu dhe qysh atëherë është i lirë. Dhe ende nuk e dimë se kush e urdhëroi atë që të qëllojë.

Çfarë ndodhi

Në Romë është ora 5 e pasdites, dhe në Sheshin e Shën Pjetrit turma pret që Papa Gjoni Palin e II-të të kalojë në “Popemobile” të tij dhe të përshëndesë besimtarët. Në orën 5:15 pasdite papa shfaqet: ai vjen i buzëqeshur dhe siç pritej, duke puthur fëmijët, duke shtrënguar duar, duke përkëdhelur njerëzit në faqe. Pastaj, papritmas, në ora 17 dhe 22, dëgjohen disa të shtëna: Papa i përgjakur rrëzohet në krahët e sekretarit të tij, priftit polak Stanislav Dziwisz.

Dikush, i fshehur në turmë, e ka qëlluar. Në orën 6 të mbrëmjes, Gjon Pali II lufton për jetën në tryezën operatore të Spitalit Gemelli: ka humbur tre litra gjak, ka një dëmtim të rëndë në bark, si dhe dy lëndime të lehta në shpatullën e djathtë dhe në dorën e majtë. Ndërhyrja zgjat më shumë se 5 orë e gjysmë: Papa ka shpëtuar. Ai që qëlloi ishte Mehmet Ali Agca, një terrorist 23-vjeçar, anëtar i një organizate ekstre të djathtë turke, “Ujqit gri”. Pasi qëlloi papën, Agca përpiqet të shpëtojë duke u ngatërruar me njerëzit mes turmës, por bllokohet nga një fetare e re nga Bergamo, Motra Lucia Giudici. Ajo i bërtet “Ku po shkon?” ai pengohet, bie përtokë. Pastaj ajo hidhet sipër tij, e kap për xhakete, përpiqet ta mbajë sa të mundet. Pastaj, më në fund arrin policia; ka një turmë të madhe, Agca përpiqet çlirohet ndërsa Motra Lucia e godet me shkelma atë. Komisari Augusto Ceccarelli do të komentojë më vonë: “Motra, nuk dini shkelma mund të kem ngrënë nga ajo atë ditë. Besoj se kam akoma mavijosje”.

Alibitë e Agcës

Në 1982, Agca bën sikur dëshiron të bashkëpunonte me drejtësinë italiane, duke deklaruar se ishte punësuar nga KDS, shërbimet sekrete bullgare; hetuesit përqendrojnë vëmendjen e tyre te Sergei Antonov, një punonjës i Balkan Bulgarian Airlines. Pista, megjithatë, dëshmohet inkonsistente. Një hetim i mëpasshëm merret me shërbimet sekrete të BRSS dhe Gjermanisë Lindore, d.m.th. KGB dhe Stasi, por edhe kësaj radhe hetimi përfundon me një grusht mizash në dorë.

Vijon më pas pista “mafioze”, nën vazhdën e rrëfimeve të një të penduari të Cosa Nostra, Vincenzo Calcara, por hetimi përfundon në asgjë. Pas kthimit në liri në janar 2010, Agca jep një intervistë në TV turk, duke akuzuar Kardinal Agostino Casaroli, sekretar i shtetit të Selisë së Shenjtë si porositës të atentatit. Më i fundit në listë, është Khomeyni iranian.

Çështja Orlandi

Në shkurt të vitit 2010, Pietro Orlandi, vëllai i Emanuela, qytetarja 15 vjeçare e Vatikanit që u zhduk në Romë në rrethana misterioze më 22 qershor 1983, fluturon për në Stamboll për të takuar Agca. Gjatë takimit, sipas lajmeve Corriere della Sera, ish ujku gri i ka thënë: “Emanuela është gjallë, ta garantoj. Unë kam prova të sakta në dorë: e rrëmbyen atë që të lirohem unë, por nuk jam unë përgjegjës për rrëmbimin. Mund të kontaktoj me rrëmbyesit. Kam dokumente kaq të rëndësishme sa që do të detyrohen ta lënë Emanuelën të lirë. Shpresoj që ajo të kthehet në shtëpi para qershorit”.

Që në vitin 1984, “Ujqërit gri” pretenduan rrëmbimin e vajzës, pa dhënë megjithatë asnjë prova konkrete; sidoqoftë, fjalët që Agca i tha Pietro Orlandit shpejt do të dëshmoheshin se ishin gënjeshtra të pastra. Këto mashtrime të ndyra vazhdojnë të rëndojë mizorisht dhimbjen e familjes Orlandi dhe ende fsheh të vërtetën.

Rrëmbimi i Emanuela Orlandi mbetet një çështje e pazgjidhur; sa i përket sulmit ndaj papës, dimë se Agca është armatosur nga “Ujqërit gri” turq, por se kush fshihet pas tyre ndoshta nuk do ta dimë kurrë.

Materiali është përgatitur nga stafi i GT

You might also like