GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Ky vend madhështor po i shet shtëpitë e tij për 1 euro

Në Sicili, në bregdetin saj të bukur mesdhetar gjendet Pettineo, një zonë që merr pjesë në projektin “Shtëpi 1 euro”, i cili synon të rinovojë ndërtesat e braktisura dhe t’i japë një fytyrë të re qytetit

I nisur si një projekt eksperimental “Shtëpi me 1 euro” është një nismë që po përhapet gjithnjë e më shumë në Evropë. Një nga vendet që i është bashkuar kohët e fundit është edhe komuna Pettineo, në provincën e Messinës, në Itali.

Me qëllim të rizhvillimit dhe ripopullimit të qendrës historike të kësaj qyteze të vogël siciliane, Këshilli Bashkiak i Pettineo ka miratuar rregulloren për shitjen e shtëpive me çmimin simbolik prej 1 euro.

Hapi i parë ka qenë identifikimi i ndërtesave të braktisura dhe të papërdorura që mund të rikuperoheshin dhe konvertoheshin. Ajo që synon të bëjë kjo nismë nuk është vetëm tërheqja e të rinjve por edhe inkurajimi i hapjes së dyqaneve të reja dhe bizneseve të mikpritjes që mund t’i japin një fytyrë të re qendrës historike.

Sipas njoftimit të publikuar, pronat që vihen në shitje për 1 euro dhe që kushdo që blen merr përsipër të regjistrojë një projekt për rinovim dhe/ rizhvillim në Zyrat Komunale duke ia ngarkuar punën punëtorëve zonalë. Nisma “Shtëpi për 1 euro” është e hapur për të gjithë: nga çiftet e reja tek familjet me fëmijë, nga ata që kërkojnë të hapin një shoqatë kulturore tek ata që duan të nisin një biznes.

Pettineo nuk është e vetmja komunë siciliane që i është bashkuar nismës. Pak kohë më parë i janë bashkuar gjithashtu edhe Calatafimi Segesta, e cila ndodhet pranë parkut të bukur arkeologjik dhe Sambuca e Sicilisë, e cila është vlerësuar shumë edhe nga CNN.

Pse në Pettineo?

Pettineo është një fshat karakteristik që gjendet në shpatet e Monte S. Cuono në zonën e Maleve Nebrodi. Lajmet e para për qytezën datojnë në shekullin e 12-të kur Pettineo ishte një feud i Manfredi Maletta.

Pettineo ka arritur të ruajë një pjesë të impaktit ë tij të origjinës mesjetare të përbërë nga rrugë dhe rrugica të ngushta. Në Mesjetë, në fakt, ky lokalitet ishte një zonë e fortifikuar me një rrip mural që strehonte një kështjellë madhështore. Aktualisht është e mundur të admirohen mbetjet e Kalasë Pettineo dhe ndërtesat e rëndësishme fetare të ndërtuara përgjatë shekujve.

Ndër ndalesat që nuk duhen humbur rekomandohet Chiesa Madre-Kisha Nënë, kushtuar Maria SS. delle Grazie, e ndërtuar në shekullin e 16-të. Kisha u ndërtua në Piazza Duomo në vendin e një ndërtese tjetër fetare. Në brendësi, ndërtesa strehon vepra me vlerë të madhe, siç është triptiku maroran i Giacomo Gagini (1517-1598). Gjithashtu vlen të vizitohet edhe Kisha S. Oliva, e cila ruan afreske të mrekullueshme dhe Kisha San Sebastiano.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More