GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Lady Diana, projekti sekret i Meghan dhe Harry?

Laura DANI – Sipas rrëfimeve të një maxhordomi të Lady D, Princesha kishte në mend një plan për të ndryshuar jetën e saj

Kanë kaluar 22 vjet nga ai 31 gusht 1997, dita e aksidentit automobilistik në Paris që largoi Diana Spencer, por ende edhe sot vazhdon të flitet për Princeshën e Uellsit, veçanërisht tani që i biri Harry, së bashku me Meghan Markle, i thanë lamtumirë Kurorës.

Një ikonë e stilit, gjithmonë në qendër të gossip (për fatin e saj të keq), Lady D ka qenë gjithmonë një personazh i dashur: nuk është rastësi që populli anglez vendosi mijëra lule para Buckingham Palace në ditët pas vdekjes së saj, imazhe këto që kanë mbetur në histori.

Vite më vonë, vazhdojnë të dalin detaje të panjohura të jetës së tij: rradha për të rrëfyer është e Paul Burrell, maxhordomit të saj, i cili në vitin 2003 botoi një libër me titull Royal Duty, në të cilin ka nxjerrë në dritë një dëshirë të pretenduar të ish-gruas së Princit Charles.

Sipas Burrell, Princesha kishte planifikuar të fillonte një jetë të re në Kaliforni pak para vdekjes së saj, e se ajo madje kishte nisur të kërkonte një shtëpi për të jetuar në Malibu, së bashku me fëmijët e saj, Princat William dhe Harry. Dhe jo vetëm kaq: ai ka specifikuar gjithashtu se vendi i përzgjedhur ishte vendbanimi i dikurshëm i aktores britanike Julie Andrews.

Ndërsa promovonte librin, maxhiordomi ka treguar se së bashku me Diana Spencer ai kishte parë edhe planimetrinë e shtëpisë, duke siguruar se Princesha besonte që djemtë e saj në Amerikë do të jetonin më mirë sesa në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një intervistë të vitit 2007 në ABC News, Paul Burrell kishte rrëfyer gjithashtu edhe për një ide të Lady D: “Kjo është jeta jonë e re, a nuk do të ishte e mrekullueshme? Mendoni për stilin e jetës së fëmijëve këtu. Askush nuk të gjykon në Amerikë, nuk ekziston një sistem klasash sociale, nuk ka një establishment”.

E nëse rrëfimi i maxhiordomit të Dianës do të ishte e vërtetë, do të ishte e pamundur të mos vërehet ngjashmëritë midis projektit sekret të Princeshës së Uellsit dhe planeve të Harry dhe Meghan Markle. Në fakt, Burrell nuk mund të mos e vërejë paralelizmin midis jetës së nënës dhe të birit, në intervistën me programin Inside Edition:

Ata po ndjekin vërtet gjurmët e Dianës. Më pati thënë se do të blinte shtëpinë e Julie Andrews për t’u vendosur atje dhe do t’i jepte William dhe Harry një perspektivë të re për jetën. Do ta kish përqafuar Meghan dhe Harry dhe t’u thoshte atyre: “Bëni gjithçka që ju bën të lumtur”.

Sipas maxhiordomit, midis William dhe Harry ekziston një harmoni e madhe. Ai është i bindur se ata e kanë marrë vendimin së bashku, duke folur për atë që ishte më e mira për ta dhe për Familjen Mbretërore:

Në kohën e vdekjes së nënës ata ishin shumë të lidhur me njëri-tjetrin: ajo u ka kërkuar që të lenë mënjanë dallimet midis tyre. Diana do të ishte krenare për Harry sepse ka bërë një hap të madh dhe e ka bërë atë për dashuri.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni