Edi DELIU – Patricia Millardet ishte gjyqtarja Silvia Conti në serialin e famshëm La Piovra: lamtumirë për aktoren franceze
Bota e kinemasë i thotë lamtumirë Patricia Millardet, aktors së talentuar që arriti majat e suksesit falë rolit të Silvia Conti, gjykatëses së pakorruptueshme të La Piovra-s. Sipas lajmeve të parë, artistja franceze, e cila në mars kishte mbushur 63 vjeçe, vdiq nga një krizë në zemër në Romë, pranë spitalit San Camillo në të cilin ishte e shtruar.
Në vitet Tetëdhjetë, Patricia ishte transferuar në Itali, në Castel Gandolfo, ku arriti suksese falë rolit të gjykatëses Silvia Conti në serialin kult ‘La Piovra’. Aktorja franceze i ishte bashkua kastit të serialit në 1989 dhe mbeti atje deri në vitin 2001, duke u bërë në këtë mënyrë ylli i padiskutueshëm pas daljes nga skena të Cattanit, komisarit të luajtur nga Michele Placido. Patricia Millardet kishte debutuar më parë me filmit “La Boum 2” dhe në 1987 kishte pushtuar Italinë me filmin “Assicurazione sulla morte”.
Por, suksesin e vërtetë, megjithatë e fitoi falë “La Piovra” dhe një roli që i shënjoi karrierën e saj përgjithmonë. Në 2002, aktorja, pak para se të zbriste në setin e “Il bello delle donne”, kishte ngjallur mjaft debate në opinionin artdashës për shkak të një përpjekje për vetëvrasje. Një lajm i rremë ky që ishte mohuar me forcë nga vetë Millardet. “Ishte një histori imagjinare- ka rrëfyer ajo.- Prodhuesi i fiction “Il bello delle done”, Alberto Tarallo, më kërkoi të humbja peshë për të luajtur serinë e tretë, por në vend të asaj u ktheva e me tre kile më shumë nga pushimet në Maldive. Dhe kështu zgjodha në mënyrë drastike të mos ha më asgjë, stomaku im u mbyll, pija pak, piva shumë duhan dhe bëra shumë biçikletë ushtrimesh. Një ditë rashë pa ndjenja në shtëpi teksa një mik, me të cilin kisha lënë një takim, po vinte të më takonte: ai u shqetësua, thirri policinë, karabinierët dhe ambulancën dhe kështu lindi historia e tentativës për vetëvrasje”.
Patricia Millardet ishte shumë e lidhur me rolin e Silvia Conti në La Piovra. “Mendoj se Silvia i pëlqen publikut sepse është shumë e moralshme, e pastër, e disponueshme – shpjegonte ajo kur fliste për personazhin e interpretuar prej -. Në fillim ky rol më ngjallte frikë, isha nervoze. […] Për ta bërë një personazh të vërtetë, duhet të besosh thellë në të, dhe unë u përpoqa të mendoja dhe të veproja si ajo. Jam zbavitur shumë me interpretimin e atij roli, është aq e sigurtë në vetvete”.