- SPONSOR -






- SPONSOR -

Lojtar apo viktimë? Pse Edi Rama nuk i kallëzon penalisht shantazhuesit e qeverisë

Këtu kemi një problem. Kemi një kryeministër nën shantazh. Jo njëherë, por qenka bërë rrugë. As nga një mesazh i thjeshtë por në mënyrë konsistente dhe goditje të koordinuar për të përfituar “favore të paligjshme”. Kur logjika ta do që kjo çështje që ofrohet si debat politik të trajtohet në dyertë e drejtësisë, Edi Rama bën të kundërtën.

Kur u mendua se hesapet e qeverisë me Televizionet ishin mbyllur, një front i ri u ndez. Kryeministri Edi Rama njoftoi këtë fundjavë se qeveria është përballë një fushatë dizinformimi nga “ekrane private” për shkak se nuk iu janë plotësuar kërkesat për favore të paligjshme.

Edhe pse emrin ia kurseu me gjasë për të mos konkurruar me audiencë kanalin e tij në ERTV, të gjithë e kuptuan se bëhej fjalë për Top Channel. Kronikat e shpeshta të Top Channel në javën e fundit kishin një mesazh: Edi Rama po qeveris keq, bilancet flasin keq, shqiptarët po ikin, studentët janë të pakënaqur, bizneset nuk po ia dalin, jeta është shtrenjtuar etj. Të gjitha këto për kryeministrin janë lajme me mision. Edhe pse këto për median online që është shumë herë më e lirshme në transmetimin e informacionit, të paraqitura në një panoramë të televizionit më të madh kombëtar, tingëllojnë tronditëse.

“‘700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit’, ‘7 punonjës në ditë ikin nga policia’, ‘Tri vite pas tërmetit s’kanë shtëpi’. Këta janë tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë një mision: Dizinformim e nxitje kundër qeverisë! Arsyeja? Duan favore të paligjshme!”, shkruan Edi Rama në Twitter, duke përsëritur qëndrimin e tij si në rastin e News 24.

Disa javë më parë, qeveria u përfshi në një betejë të ashpër dhe frontale me News 24 ku publiku mësoi se prej muajsh disa nga institucionet kryesore të vendit ishin nën “shantazhin” e një biznesmeni e nga ana tjetër vetë biznesmeni denonconte qeverinë se po hakmerrej me televizionin.

Përfundimi tashmë dihet, interesi publik kurrë nuk e mori vesh si u mbyll çështja, por e kuptoi se paqja ishte arritur kur flamuri i “bardhë” në këtë rast, logoja e ERTV u rishfaq pas 3 javësh bojkot.

Pa asnjë kallëzim penal, pa asnjë dëshmi apo person të marrë në pyetje, kryeministri përdori zyrën dhe tagrin e tij për të mbyllur një konflikt të të emëruarve të tij, nga Doganat dhe Tatimet, ndërsa televizioni nuk e dimë si arriti ta përmbante detin e pafundmë të mërzisë për shembjen e pishinës së Prestige. Në rastin e Prestige, debati publik u degjenerua në pikën ku në media dilnin dëshmi punonjësish për menunë që arrinte të gatuante Taulant Balla me shefin e restorantit, ndërsa Rama udhëzonte ministrin e Brendshëm të sqaronte opinionin publik se pishina ishte pa leje.

Këtu kemi një problem. Kemi një kryeministër nën shantazh. Jo njëherë, por qenka bërë rrugë. As nga një mesazh i thjeshtë por në mënyrë konsistente dhe goditje të koordinuar për të përfituar “favore të paligjshme”. Kur logjika ta do që kjo çështje që ofrohet si debat politik të trajtohet në dyertë e drejtësisë, Edi Rama bën të kundërtën. Kryeministri nuk ka bërë asnjë kallëzim penal për shantazhuesit. Asnjë shkresurinë nuk është dërguar nga ai apo nga vartësit e tij pranë autoriteteve për të kërkuar ndihmë përballë një gjobëvënie të pretenduar që është vepër penale. Pas deklaratave zyrtare nga Twitteri i kryeministrit, Prokuroria duhet të kishte nisur hetimin kryesisht për ata që jo vetëm  kërkojnë “favore të paligjshme” por kanë guximin edhe të shantazhojnë kryeministrin. Pse ka frikë Edi Rama? Një problem që i takon sigurisë kombëtare, totalisht të cënuar me vetëpohim nga kryeministri. Me reagimin në Twitter, siguria kombëtare është në pikëpyetje. Nëse Rama shantazhohet nga mediat shqiptare, sa e vështirë është për mediat e huaja që ti kërkojnë “favore të paligjshme”? Sa e vështirë dhe e pamundur është kjo për politikanë, grupe interesi, të huaj dhe vendasë apo qoftë edhe hakera që kërkojnë para në këmbim të moscënimit publik të informacioneve të qytetarëve shqiptarë?

Paralelisht me prokurorinë, një përgjigje e ka me siguri edhe Rama. Kryeministri ka dy rrugë; ose do shkojë në prokurori dhe në autoritetet shqiptare për të denoncuar shantazhuesit, kërkuesit e publikes në këmbim të heshtjes mediatike; ose do të sqarojë lojën ku ka futur qeverinë dhe veten. Kryeministri duhet të mohojë se në fakt nuk është ai që ka krijuar një raport të paligjshëm me mediat dhe gazetarët, se nuk është ai dhe qeveria e tij që japin dhe marrin favore në këmbim të gënjeshtrave për të manipuluar opinionin publik. Të thotë se këtë lojë nuk po e luan ai si dojë se dhe drejtësia mund ti prishë punë duke e hetuar këtë çështje. Se edhe pishinat pasi prishen mund ta marrin lejen për tu rindërtuar prapë. Se kjo është vorbulla ku ndodhet qeveria shqiptare sot. Betejën nuk e ka me median por me veten. Është zotuar si qytetar i parë se ka besim te drejtësia. Provë më të thjeshtë se kaq zor se gjen. / Fjola Graçi, Dosja.al

Ju mund të pëlqeni edhe