GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Louis dhe Aila, dy fajkonjtë peshkatarë që po çmendin webin

Çifti i fajkonjve peshkatarë rikthehet për çdo vit në Skoci: këtë vit janë ndjekur në streaming nga 250 mijë njerëz njëkohësisht

Louis dhe Aila janë dy ekzemplarë të mrekullueshëm fajkonjsh peshkatarë: çdo vit ata rikthehen në zonën e Loch Arkaig, në Highlands skoceze, për të bërë folen dhe për të lindur fëmijët e tyre.

Por në ndryshim nga fajkonjtë e tjerë peshkatarë, ato ndiqen prej një webkami (i pozicionuar nga Woodland Trust Scotland) që i ka bërë një fenomen të vërtetë në web, në Britaninë e Madhe por edhe në pjesën tjetër të botës: falë edhe lockdownit, midis prillit dhe majit të dy skifterët janë ndjekur edhe nga 250 mijë njerëz njëkohësisht në transmetim streaming.

Komuniteti i fansave të dy skifterëve është aq entuziast sa shumë njerëz janë në gjendje të ekstrapolojnë momentet më emocionuese të transmetimit live, siç është çarja e vezëve ose momenti kur prindërit kthehen në fole me prenë e tyre për të ushqyer të vegjlit, dhe krijojnë klipe të cilat pastaj i publikojnë në Youtube. Ka kaq shumë komente nën postimin e drejtpërdrejtë saqë ato duhet të moderohen nga stafi i parkut që mirëpret folenë, përndryshe faqja do të bëhej shumë e rëndë për t’u azhurnuar.

Që aktivitetet e kafshëve të egra të filmuara drejtpërdrejt në janë interesante për përdoruesit e uebit nuk është e re: por për sa i përket numrave që ndoqën Louis dhe Aila ishin mbresëlënëse.

Siç tregon George Anderson, përgjegjësi i Woodland Trust Scotland që strehon skifterët, “ka njerëz që i ndjekin skifterët çdo ditë dhe ne vazhdojmë të marrim mesazhe nga qytetarë që na falënderojnë sepse webcamera i ka ndihmuar ata të mos çmenden gjatë lockdownit”

Kaq shumë dashuri do t’ju kthehet përdoruesve në zgjedhjen e emrave të vogëlushëve të Louis dhe Aila.

Kujtojmë gjithashtu se, ndërsa në pjesën tjetër të botës fajkojtë peshkatarë nuk janë drejt zhdukjes, në Britani kjo kafshë ishte zhdukur që nga fillimi i viteve 1900, për shkak të gjuetisë: vetëm në vitet 50-të fajkonjtë filluan të shfaqen përsëri në Skoci dhe që atëherë janë trajtuar si një specie e mbrojtur.

 

 

 

 

Help us name our female Loch Arkaig osprey chick! Comment your name suggestions below 👇

She’s the middle chick and…

Posted by The Woodland Trust on Wednesday, July 8, 2020

 

You might also like