Lufta në Ukrainë: “Mundësia e humbjes së Rusisë është rritur nga 20 në 40%”
Një burim ushtarak: Forcat e Moskës kanë filluar të arrijnë në limitet e aftësive të tyre operacionale
Rusia ka dashur të bënte një luftë të stilit ‘Gerasimov’ – doktrina e shefit të shtabit që çoi në fitoren e Krimesë – me forcat ushtarake dhe me objekte sovjetike të viteve 1970. “Nëntë të dhjetat e mjeteve dhe armëve të asaj që ata kanë dërguar në terren janë prodhim i Bashkimit Sovjetik. Sa për forcat në terren, ato janë në masë të madhe pushtuese, jo luftarake – shpjegon për Adnkronos një burim ushtarak – E tyrja nuk është shumë e ndryshme nga ushtria sovjetike, edhe pse e ribojatisur”.
Si rezultat, forcat ushtarake kanë filluar të arrijnë në limit të aftësive të tyre operative. Dhe shanset për humbjen e Rusisë në Ukrainë kanë shkuar nga 20 për qind që ishte në fillim të pushtimit, në 40 për qind pas dy javësh luftime. “Operacioni po u shkon shumë keq rusëve, edhe pse manovra ushtarake në kuptimin e ngushtë të fjalës ka ende shans për sukses (60 përqind). Masa kompleksive e forcës është ende e tillë sa t’i lejojë të marrin qendrat kryesore të populluara”.
“Fillimisht vendosën të mohojnë mitin e ‘doktrinës Gerasimov’. Dhe më pas, në kuadrin e ri brenda të cilit donin të vepronin – për shembull duke e bërë operacionin të qartë prej muajsh – rusët sërish u përpoqën të bënin një blitzkrieg-luftë të shpejtë, duke llogaritur se ukrainasit nuk ishin as të aftë dhe as të gatshëm të mbroheshin. Dhe gabuan”.
Forcat më të përgatitura, ato të Distriktit Ushtarak Perëndimor, njësitë që ishin që më parë të vendosura në kufijtë e Ukrainës, kanë arritur në Kharkiv, përtej të cilit nuk po ia dalin dot të vazhdojnë, ndërsa një krah i dytë ka hasur në vështirësi të mëdha për të arritur në periferi të Kievit. Kanë bërë rrugën më të gjatë. Janë më të mirët në fushë, élita. Por duhet të kishin marrë kryeqytetin, të kishin rrëzuar qeverinë, që në valën e parë të sulmit. Por dështuan. Për shembull, në aeroportin Hostomel, 35 kilometra larg Kievit, ku sulmi filloi në shtatë të mëngjesit të 24 shkurtit (me orën lokale).
Pjesa tjetër e forcave ruse, ato më pak të përgatitura, duhej të vepronin në një afat të gjatë, të pushtonin ndërkohë që tani janë të detyruara të luftojnë. Bëhet fjalë për ushtarët e Distriktit Jugor, i cili përballet me Donbasin dhe Krimenë, ‘të dytët për cilësi dhe gatishmëri’, që sulmuan nga jugu, përgjatë rrugës veri-lindore. Këto forca më pas u ndanë në dy drejtime, një drejt Mariupolit, tjetra drejt Khersonit. Kjo linjë e dytë u nda më tej: drejt Zaporizhzhya dhe drejt Mykolaiv, pra për në Odessa. “Por po hasin në vështirësi, furnizimi me karburant përmes Krimesë është i ndërlikuar.”
Më pas janë ‘siberianët’, nga Qarku Ushtarak Qendror, të tretët në rang, të cilët “pothuajse nuk kanë marë asgjë”. Dhe së fundi, “ushtarët e Distriktit Lindor, më pak të përgatitur nga të gjithë, të ardhur nga Bjellorusia. Ata morën Çernobilin, i cili është i pabanuar, dhe formuan kolonën 60 kilometra për në Kiev”, në fakt një kamp”. Në kryeqytet duhet të bashkoheshin të dy grupet e impenjuar në në Kharkiv dhe një tjetër që vjen nga Bjellorusia, por rruga është e gjatë dhe e rëndë (balta i bllokon kamionët).
Por e gjithë kjo a nuk ishte e parashikueshme? Aftësitë e forcave në terren, rezistenca e ukrainasve? “Inteligjenca është si një pirun. Ajo funksionon si të dhënat e virologëve. Më pas i takon vendimmarrësit, të fundit që t’i lexojë këto mundësi dhe të marrë vendimin. Ka pasur probleme njohëse, kulturore. I kanë lexuar elementet gjithmonë në të njëjtin drejtim”. Moska ishte e bindur se Ukraina donte të ndryshonte faqe, që gjithçka do të ndodhte brenda pak orësh, në pak ditë. Si në Donbass. Ku sapo të krijohej qeveria kolaboracioniste, do të bindnin ukrainasit e pavendosur.
“Mospërputhja ishte e dukshme që në lëvizjet fillestare. Rusët kanë dashur të hynin në Ukrainë nga shumë drejtime (katër). Kolonat mbeten aq larg njëra-tjetrës sa është e vështirë të ribashkohen për të arritur objektivat”. “Ngadalësimi i forcave ruse duhet t’i atribuohet edhe mungesës së burimeve në origjinë, njerëzve dhe tankeve (sipas burimeve të Pentagonit, rusët kanë angazhuar tashmë 90 për qind të forcave). Nuk ka mbetur shumë hapësirë. Ata nuk kanë forca për një operacion në shkallë kaq të madhe”. “Por është evidente edhe mospëkushtimi ndaj detyrës, diferenca e madhe e kapacitetin luftarak midis njësive të ndryshme të përfshira”.
“Ka lajme për lëvizje të mëtejshme, për forca që po mbërrijnë nga Lindja e Largët. Për milicë që do të vijnë nga Siria, siç konfirmohet nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA. Ndërsa Ukraina ka mbledhur një sasi të madhe forcash, përveç atyre ushtarake. Ata mund të mbështeten në 500.000 njerëz të armatosur – nëse fluksi i armëve është në mbërritje, flasim për 17.000 predha antitank që do të shpërndahen në duart e duhura, gati për guerilje. Moska vazhdon operacionin e “terrorit” (kërkesa të shoqëruara me kërcënime) të ndërmarrë edhe para se të fillonte pushtimi dy javë më parë, duke vrarë civilë nëpër qytete, me artileri, edhe kur arrihen marrëveshje armëpushimi për hapjen e korridoreve humanitare. Pjesa e dytë e planit të Kremlinit, ajo e negociatave me ata që janë jashtë teatrit nuk po funksionon. Ndryshimi i ekuilibrave në terren, gatishmëria e ukrainasve për të luftuar, përforcon gatishmërinë e qeverive perëndimore për sanksione që nuk do të qëndrojnë pafundësisht. Në këtë skenar, nuk duket e leverdisshme, në aspektin strategjik, që Perëndimi të negociojë, apo t’i nënshtrohet ndonjë marrëveshjeje. Koha luan edhe më shumë kundër Rusisë”.
Ukrainasit pretendojnë se rusët kanë humbur një të tretën e trupave të tyre: mbi 12,000 të vdekur dhe më shumë se 30,000 të plagosur dhe të kapur rob. Moska pranon 450 të vdekur, pasi pati mohuar se kishte viktima. ‘Delta’ midis 0 dhe 450 tregon se numri real i vdekjeve duhet të jetë midis 3 dhe 4 mijë (një burim nga Pentagoni foli dje për 2-4 mijë vdekje) të cilave u shtohen të plagosurit, robërit, automjetet jashtë përdorimi. Duhet të kenë humbur pra rreth dhjetë për qind të forcave të tyre. Duke vazhduar në këtë mënyrë, pas 15 ditëve të tjera, shifra e humbjeve do të arrinte në 30 për qind, “pragu kritik, që detyron të rishikosh strukturën e njësive në terren, për të ndryshuar objektivat”./ Përgatiti Dardan MITROVICA