GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Macja që jeton në Hagia Sofia, një yll i vërtetë në web

Quhet Gli por në Instagram – ku ka më shumë se 47 mijë followers – njihet si Macja e Hagia Sophia dhe bëhet promotore e një mesazhi bashkues

Pas një maceje bibliotekare të punësuar në Rusi, është një tjetër mace e destinuar të revolucionarizojë mënyrën se si jemi mësuar të mendojmë për ‘macet tona të bukura’ shtëpiake. Quhet Gli (ekzaktësisht, kështu) dhe si shtëpi ka zgjedhur tashmë xhaminë Hagia Sophia në Stamboll.

Ndërtesa është një nga monumentet kryesore të vendit sepse historia e saj është e vjetër mijëravjeçare: nga 537 deri në 1453 ishte një katedrale e krishterë, dhe më pas u bë një xhami deri në vitin 1931, vit në të cilin u çshenjtërua. Që nga viti 1935 është bërë një muze, dhe tani, një dekret i fundit presidencial – 10 korriku 2020 – e ka hapur atë përsëri për besimtarët islamë.

Sidoqoftë, ndryshimet politike dhe fetare nuk i interesojnë shumë Gli-së, e cili në të fakt po bëhet një promotore e një mesazhi pozitiv përbashkësues. Në Instagram, Hagia Sophia Cat (ky është emri i saj) njihet si një “mace e famshme”, duke shkruar: “Mbretëria ime është Hagia Sofia, më quajnë Bashkimi i Dashurisë. Më fotografoni dhe më tagoni, e mbi të gjitha, ndiqni bishtin tim”.

Në rrjetin social, Hagia Sophia Cat ka pothuajse 47 mijë followers dhe është e kotë të theksohet se macja tani është bërë një pjesë tërheqëse e vërtetë e ndërtesës, ku shëtit e pashqetësuar dhe e pakujdesshme ndaj atyre që hedhin këmbë brenda: në fund të fundit, po flasim për një influencere të vërtetë e aftë që të pozojë për turistët dhe besimtarët, falë avantazhit për të shijuar gjithmonë një skenar të bukur dhe unik në botë.

Janë plot gjashtëmbëdhjetë vjet që Gli shëtit nëpër muret e Hagia Sophia me gjithë hijeshinë e saj, që i atribuohen ecjes së saj mbretërore dhe syve të gjelbër me të cilët admiron këdo që vë këmbë në atë që tani e konsideron shtëpinë e tij. Në profilin në Instagram ka foto jo vetëm të pozave brenda Muzeut, por edhe të të gjithë turistëve që mbajnë rradhë për një selfie me beniaminen vendase. Polemikat? Në këtë rast asnjë, natyrisht.

You might also like