Macja vjen në shtëpi çdo ditë me një palë të reja syze noti: askush nuk e di nga vijnë
Macja e Sally Bell, një grua që banon në qytetin britanik të Bristol, ka marrë një zakon të ri, të çuditshëm që e ka befasuar gruan. Sipas gazetës Metro, maceja, e quajtur Avery, ka filluar të sjellë në shtëpi syze noti.
Gjatë 3 javëve të kaluara, ka sjellë tashmë tetë palë në shtëpi. Pronarja e kafshës ka specifikuar se pranë shtëpisë së tyre nuk ka pishinë. Sally Bell nuk e di nëse vijnë nga ndonjë shtëpi aty pranë apo nga apartamente të tjera dhe menjëherë u aktivizua në rrjetet sociale për të kërkuar pronarët e syzeve. Sidoqoftë, pavarësisht impenjimit të saj të admirueshëm, përdoruesit “qeshin dhe askush nuk ka thënë që i kanë humbur syzet”, shpjegoi me keqardhje gruaja.
Britanikja siguron se dëshiron vetëm t’i kthejë ato syze tek pronarët, duke shtuar se syzet janë për fëmijë.