GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Madonna për fansat: “Edhe unë u infektova me koronavirus, kam antitrupa”

Laura DANI – Popstari përmes mediave sociale thotë se i është nënshtruar testit: “Zbulova se kam zhvilluar antitrupat”. Aktualisht është në karantinë në Portugali me fëmijët e saj. Qëllimet e saj? “Do të bëj një udhëtim të gjatë me makinë, do ta ul xhamin e dritares dhe do të thith ajër Covid-19”

Madonna është e bindur: edhe ajo ka qenë infektuar nga Covid-19. Ua tha fansave dhe ndjekësve me një video bardhëezi të ndarë në profilin e saj në Instagram: “Bëra një test ditën që shkoi dhe zbulova se kisha të zhvilluar antitrupa ndaj koronavirusit. Kështu që paskam qenë e infektuar”, thotë ylli i popit. Ajo dhe fëmijët e saj kanë qenë në Portugali në karantinë që nga 16 marsi.

View this post on Instagram

#staysafe #staysane

A post shared by Madonna (@madonna) on

61-vjeçarja nuk dha detaje të mëtejshme, as nëse gjatë javëve të kaluara ka pasur simptoma, as nuk shpjegoi se si dhe ku mund të kishte kontraktuar me virusin.

Zonja Ciccone u mjaftua duke thënë: “Nesër do të bëj një udhëtim të gjatë me makinë, do të ul xhamat e dritares dhe do të thith ajër Covid-19. Po. Shpresoj që dielli të shkëlqejë”.

Disa javë më parë, Madonna kishte folur për pandeminë (nga vaskë e saj) duke e përkufizuar atë – jo pa shkaktuar polemika – demokratike: «Covid-19 nuk llogarit sa e pasur je. As se sa e famshme je, sa e bukur je, sa e zgjuar je, ku jeton, moshën, historitë e çmendura që ke për të treguar. Ai është një nivelues i shkëlqyeshëm».

Ju gjithashtu mund të pëlqeni