Makina e parë hibride me më shumë se 1000 kuaj fuqi: e jashtëzakonshme
Me rastin e 60 vjetorit të markës, Lamborghini ka vendosur të lançojë një veturë të re të jashtëzakonshme: Revuelto. Bëhet fjalë për supersportiven e parë V12 hibrid plug-in HPEV (High Performance Electrified Vehicle). Një model në gjendje të përcaktojë një paradigmë të re përsa i përket performancës, sportivitetit dhe kënaqësisë së vozitjes falë një arkitekture të paprecedentë, një dizajni inovativ, aerodinamikës me efikasitet maksimal, një koncepti të ri të telajos në karbon dhe një prpulsori 1.015 CV.
Powertrain i Revuelto-s
Powertrain kombinon elementë të një fuqie të lartë specifike: motori i ri me termik 127 CV/litër punon në sinergji me dy motorë elektrikë të përparmë me një fluks aksial të jashtëzakonshëm peshë/fuqi dhe një motor të tretë elektrik me fluks radial, i vënë në kambion e parë të dopjofriksion që debuton në një Lamborghini 12 cilindërsh. Të tre motorët janë të fuqizuar nga një bateri litium-jon me fuqi të lartë specifike (4500 W/kg) dhe lejojnë edhe marshin në modalitet elektrik.
Fibra karboni
Elementi kryesor strukturor i Lamborghinit të ri Revuelto është fibra e karbonit, e realizuar me procese artizanale në Sant’Agata Bolognese. Në këtë rast përdoret si për të realizuar telajon, ashtu edhe për shumë elementë të karrocerisë. Përdorimi i gjerë i fibrës së karbonit dhe materialeve ultra të lehta, së bashku me numrin e jashtëzakonshëm të prpilsorëve, kontribuojnë në arritjen e raportit më të mirë peshë/fuqi në historinë e Lamborghini: 1,75 kg/CV. Karakteristika që i mundësojnë Revuelto të ofrojë performancë në krye të kategorisë: shkëputje nga 0-100 km/h në vetëm 2,5” dhe shpejtësi maksimale me mbi 350 km/h.
Dizajni i Lamborghinit të parë hibrid plug-in
Sa i përket pamjes së makinës së re supersportive të Sant’Agata në Bolonja, Revuelto sjell në rrugë sot të ardhmen e dizajnit, duke i qëndruar besnik ADN-së unike të markës e në të njëjtën kohë duke inauguruar një gjuhë stilistike të paprecedentë, që i bën homazh Lamborghinit V12 ikonë të të kaluarës nëpërmjet formave dhe përmasa të reja. Revuelto përben një hap përpara përsa i përket stilit, si në aspektin e jashtëm ashtu edhe në kabinë.
Arkitektura dhe propulsioni i Lamborghini Revuelto
Revuelto e lindur në Sant’Agata Bolognese përfaqëson një paradigmë të re për nga pikëpamja e shtytjes dhe e arkitekturës; prezantohet në fakt me një layout të paprecedentë: motor qendror V12 i aspiruar nga 6.5 litra, tre motorë elektrikë, njëri prej të cilëve është i integruar në kambion e re me dopjofreksion me 8 shpejtësi, e cila për herë të parë është instaluar pas motorit termik e në mënyrë tërthore karshi V12-ës. Për më tepër, nën tunel, në hapësirën që në përgjithësi i rezervohet kambios që nga kohët e Countach, është ndërfutur një bateri e re litium-jon e cila ushqen motorët elektrikë.
Performanca
Propulsorët elektrikë përmirësojnë shpërndarjen e fuqisë në regjime të ulëta dhe janë gjithashtu në gjendje ta bëjnë Revuelto një makinë 100% elektrike, duke reduktuar emetimet e përgjithshme të CO2 me 30% në krahasim me paraardhësen Aventador Ultimae. Revuelto debuton me një arkitekturë hibride të paprecedentë dhe me një gjeneratë të re të V12, është e pajisur me një bateri të lehtë litium-jon me fuqi të lartë specifike. Fuqia maksimale e përgjithshme arrin 1.015 kuaj fuqi.