Makina më inovative në botë
Porsche Taycan është vlerësuar si më e miri në këndvështrimin teknologjik në tregun e sotëm të automjeteve
Kush është makina më inovative në botë? Sot kemi përgjigjen: falë kontributit të 27 elementeve të reja teknologjike, Porsche Taycan është gjykuar si produkti me përmbajtjen më të madhe inovative në tregun ndërkombëtar automobilistik.
Trembëdhjetë nga këta elementë të rinj, që korrespondojnë me pothuajse gjysmën e totalit, janë risi absolute në të gjithë botën. Këto janë përfundimet e publikuara në raportin më të fundit të AutomotiveINNOVATIONS Report të CAM, Qendra e Menaxhimit të Automotivave. Porsche Taycan njihet gjithashtu edhe si vetura me personalizime pafund; risitë me të cilat është vlerësuar përfshijnë arkitekturën 800 volt, transmetimin me dy shpejtësi në boshtin e pasmë, fuqinë më të lartë deri në 265 kW dhe koeficientin më të mirë aerodinamik të klasës së cilës i përket.
Qendra e Menaxhimit të Automjeteve (CAM) është një institut i pavarur shkencor që merret me konsulencë strategjike dhe kërkime empirike në fushën e automobilistikës dhe lëvizshmërisë, nën drejtimin e Prof. Stefan Bratzel, Qendra analizon risitë e prodhuesve ndërkombëtarë të automjeteve që nga viti 2005 dhe çdo vit, me kompaninë e konsulencës dhe auditimit PricewaterhouseCoopers (PwC), dorëzon një çmim prestigjioz për risitë më të rëndësishme teknologjike. Mjetet e vlerësuara në 2019/20 janë rreth 250.
Oliver Blume, Presidenti i Këshillit Administrativ të Porsche AG, ka deklaruar: “Jemi shumë të kënaqur që makina jonë e parë sportive me energji tërësisht elektrike të vendoset kaq shpejt në krye të renditjes së modeleve novatore të vlerësuara nga juria e çmimit AutomotiveINNOVATIONS. Ky është një konfirmim i mëtejshëm dhe shumë i mirëpritur i forcës inovative të shtëpisë sonë konstuktore dhe shpirtit pionieristik që karakterizon Porsche. Risitë teknike bëjnë të mundur shkurtimin e kohës së të karikimit. Transmetimi me dy shpejtësi i montuar në boshtin e pasëm garanton një përvojë unike të drejtimit”.
Porsche Taycan, pra, fiton njohjen si Modelin më Inovativ, përveç një serie suksesesh që sheh elektriken tashmë të posedojnë rreth 40 çmime ndërkombëtare, siç janë: World Car of the Year 2020 në kategorinë World Performance Car dhe World Luxury Car, Car of the Year, dhënë nga BBC TopGear, Game Changer of the Year, dhënë nga BBC TopGear, Green Car of the Year in Cina dhe Car of the Year në Gjermani. Electric Porsche Taycan gjithashtu ka fituar edhe çmimin e pjesëve inovative të revistës Connect, në Gjermani.