Maradona i mohon trashëgiminë vajzës, Giannina: “Nuk do t’i lë asgjë”

Keqësohen marrëdhëniet midis kampionit dhe fëmijës së tij të dytë. Sulmohen mes tyre nëpër rrjete sociale dhe ai thotë se vajza e tij nuk do ta shohë trashëgiminë e tij

Që marrëdhëniet midis Diego Maradonës dhe vajzës së tij të dytë nuk ishin idilike kjo dihet prej kohësh. Por se sa shumë janë përkeqësuar kjo u duk qartë pas shkëmbimit nëpër social midis të dyve që e shtyu Pibe de Oro të njoftojë se asgjë nga trashëgimia e tij nuk do t’i shkojë së bijës, Giannina.

Këtë herë ishte ajo që rihapi armiqësitë duke lënë të kuptohet se babai i saj ishte i varur nga droga dhe qetësuesit. “Ata po e vrasin atë nga brenda, pa e kuptuar”. Ajo flet për të si për një luan të zbutur me ilaçe, me fjalë që lënë disa dyshime interpretuese, por që e tërboi babnë e famshëm.

Atij nuk i pëlqeu aspak dhe përgjigjet menjëherë përmes Instagram. “Nuk po vdes aspak, fle në paqe sepse jam duke punuar. Më erdhi shumë keq për humbjen kundër Estudiantes. Nuk e di se çfarë ka dashur të thoshte Giannina dhe dhe as se si do të interpretohet. Por di që tani, kur dikush plaket, të tjerët shqetësohen më shumë për atë që do të lërë sesa për ato që po bën. E atëherë po iu them të gjithëve se nuk do t’ju lë asgjë. Se do të jap gjithçka për bamirësi. Të gjitha çfarë kam fituar në jetën time do t’i dhuroj».

Midis të dyve marrëdhëniet janë luhatur prej viteshme nga mesazhe me dashuri të madhe dhe foto që kujtojnë fëmijërinë e vajzës në Napoli dhe me sulme që kërcënojnë gjykatën për vajzën, ish partneren e Sergio, Kun, Aguero, edhe ai një futbollist sulmues argjentinas me të cilin ka edhe Benjaminin e vogël.

Dy vjet më parë, shtypi argjentinas kishte spekuluar se ish-kampioni i Napolit, tani trajner i Gimnasia de La Plata, dëshironte të kërkonte një burgosje parandalues për Gianninan në një proces gjyqësor të ngritur edhe kundër bashkëshortes së tij Claudia Villafane për një pretendim të marrjes së pasurive. Pibe de Oro thotë se ish-i i tij dhe partneri i saj aktual i kanë vjedhur rreth 9 milion dollarë duke administruar paratë e tij në shtblerje pasurishë të patundshme në Florida. Në betejën e rrjeteve sociale, ndërhyri gjithashtu edhe Villafane: “Nëse ke koq. të bësh një video duke folur për vajzën tonë, shpresoj që t’i kesh edhe për t’u paraqitur para gjykatësit, duke qenë se deri më tani nuk e ke bërë kurrë”.

Maradonës nuk i ka mbetur pranë as vajza më e madhe Dalma, aktore në Argjentinë, që i ka dhënë fund marrëdhënieve duke ja kthyer pas trëndafilat që ai i kishte dërguar në prill për ditëlindjen e 32-të të dërguesit. Kërcënimi i anulimit nga testamenti gjithashtu mund të vlejë edhe për të. Sipas People With Money, pasuria e Pibe de Oro vlerësohet në rreth 275 milion dollarë. Sidoqoftë, ajo do të duhet të ndahet në më shumë se tre persona, d.m.th., ish-gruaja dhe vajzat e martesës së parë.

Vetëm disa ditë më parë u shfaq në Argjentinë trashëgimtari i gjashtë i mundshëm, 23-vjeçari Magalì. Nëse konfirmohet atësia do t’i shtohej fëmijëve të tjerë të njohur. Përveç Giannina dhe Dalma, Diego jr Sinagra, i lindur nga marrëdhëniet me Cristiana Sinagra, Jana, vajza e Valeria Sabalaín dhe Diego Fernando i lindur nga marrëdhënia me Veronica Ojeda.

Jeta e kampionit argjentinas mesa duket ka qenë shumë më e gjallë jashtë sesa brenda fushës.

Materiali është përgatitur nga stafi i GT


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.