Marrin shtëpi për pushime por pishinën e pushtojnë arinjtë-VIDEO

Shtëpi pushimi me surprizë: është gjithë sa i ka ndodhur një familjeje amerikane që mori me qira një shtëpi në malet e Gatlinburg, Tenesi, të kompletuar edhe me një pishinë për t’u freskuar.

Por fat të keq, pishina nuk ishte, si të thuash, menjëherë e përdorshme, pasi rezultoi të ishte e pushtuar nga një familje e hareshme arinjsh, e impenjuar në më klasikun e pool-party.

“Po ktheheshim nga një vizitë në Cades Cove, ku patëm shkuar për të parë arinjtë dhe donim të freskoheshim në pishinën e shtëpisë me fëmijët tanë 3 dhe 7 vjeç – tregon historinë nëna e familjes – por pashë që nga kodra po zbriste një ari nënë me tre këlyshët e saj, kështu që u mbyllëm dhe u ngjitëm në katin e sipërm ku pamë që në një moment ata kishin arritur në pishinë dhe po luanin në ujë dhe madje po përdornin edhe vaskën e hidromasazhit”.

“Qëndruan atje për gjysmë ore, por kur u larguan erdhi një tjetër arush që kërkonte të hynte në shtëpi! Me pak fjalë, le të themi se kemi disa kujtime pakashumë zbavitëse të pushimeve tona”, përfundoi gruaja./ Video Reuters


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.