GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Mbretëresha Elizabeth dhe Filipi, 74 vjet dashuri: një përrallë që shkon përtej vdekjes

Përralla më e bukur është e tyre: pavarësisht largimit nga jeta të Filipit, Mbretëresha Elizabeth e celebroi dashurinë e tyre në një përvjetor të trishtë

Ishte viti 1947 – jo dje – kur Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip kurorëzuan ëndrrën e tyre të dashurisë. Kanë kaluar shtatëdhjetë e katër vjet që nga ai 20 nëntor. Kanë qenë momente të vështira, të përballura së bashku, dhe momente të mrekullueshme, që i kanë parë gjithmonë krah për krah. E tyre është përralla më klasike, që shkon përtej vdekjes dhe zhdukjes së Filipit, që ndodhi më 9 prill 2021.

Mbretëresha Elizabeth dhe Princ Filipi, një përvjetor i trishtuar

Madhëria e Saj Mbretëresha Elizabeth u dashurua me Filipin në kur ishte vetëm trembëdhjetë vjeçe. Për tetëdhjetë e dy vjet të ekzistencës së saj, i qëndroi besnike asaj dashurie, besnike lidhjes së tyre. Pak ditë para përvjetorit – dhe nuk mund të jetë rastësi – Mbretëresha ka dërguar një mesazh të rëndësishëm, në të cilin i referohet kalimit të kohës, që është e pamëshirshme për të gjithë.

“Kanë kaluar më shumë se pesëdhjetë vjet që kur Princ Filipi dhe unë morëm pjesë në bashkimin e parë të Sinodit dhe është e vështirë të besohet. Askush nga ne nuk mund ta ngadalësojë kalimin e kohës. Ndërsa shpesh fokusohemi mbi gjithçka që ka ndryshuar nëpër vite, shumë mbetet e pandryshuar”. Ndohta i referohet pikërisht ndjenjës së tij të përjetshme, e cila nuk është shuar kurrë.

Nuk ishte e lehtë të shihje Mbretëreshën Elizabeth të ulur vetëm, në funeralin e Princ Filipit. Ishim mësuar t’i shihnim gjithmonë bashkë. Duke qeshur me ta, për shkak të atyre vështrimeve mirëkuptuese me njëri-tjetrin që na kanë prekur dhe ngashëryer aq thellë. Një përrallë, e tyre, e cila definitivisht shkon përtej vdekjes: sepse, sido që të jetë, largimi nga jeta nuk ka ndikuar aspak në kujtimet e një jete së bashku.

Homazhi për Filipin në një flutur të këndshme

Edhe pse Mbretëresha Elizabeth po lufton me disa probleme shëndetësore, nuk u tërho nga operacioni në COP26. Një moment në të cilin i bëri homazhe Princ Filipit, duke përdorur një simbol të rëndësishëm: një karficë flutur, e lidhur me foton në të cilën Filipi është i rrethuar nga fluturat. E bukur, e veçantë dhe unike, si historia e tyre, që do të mbetet e përjetshme.

Si është mbretëresha Elizabeth

Pasi Princ Filipi ndërroi jetë në prill, e pamë ndryshe Madhërinë e Saj. Fillimisht, në një shpërthim të jashtëzakonshëm force, rinisi angazhimet e saj, detyrën ndaj Kurorës, pikërisht atë që nuk e anashkaloi kurrë, edhe përballë momenteve më të errëta. Një guxim kohëh të tjera, e një monarkeje të vërtetë. Megjithatë, kohët e fundit, shqetësimet rreth shëndetit të saj kanë qenë në qendër të tabloidëve në mbarë botën.

Vullneti i hekurt dhe ndjenja e detyrës nuk mjaftojnë: mjekët e kanë këshilluar Elisabetën të pushojë, të marrë kohë për vetveten. Edhe pse është shfaqur e dobët, është ende në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka qenë vetë Princi Charles që i është përgjigjur pyetjes së shpeshtë: “Mbretëresha është mirë”. Për momentin, megjithatë, kurora rrezikon të bjerë: ajo tashmë ka munguar në ceremoninë e Remembrance Sunday dhe Kate Middleton duket se po përgatitet t’i zërë vendin.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More