GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Me Facebook do të mësoni edhe se si të visheni

Mediat sociale po punojnë edhe me Fashion ++, një inteligjencë artificiale që sugjeron sesi të përputhen rrobat tuaja. Ose si të përmirësoni pamjen me disa rregullime të vogla

Pasi ka vërshuar thuajse në çdo cep të imagjinueshëm të përditshmërisë sonë, Facebook synon të ‘hedhë një sy’ edhe në atë zonë që deri tani ka mbetur relativisht e qetë: Veshjet. Ai po studion një teknologji të aftë për të marrë në revistë pantallonat, këmishat, triko e të tjera si këto (mbathjet jo, nuk janë specifikuar) dhe na këshillon se si t’i kombinojmë ato në mënyrë që të dukemi sa më në modë. Ose të paktën jemi brenda rrjedhës main stream. E jo vetëm kaq: ky stilist hi-tech nuk limitohet vetëm të propozojë si të kombinoni atë xhaketë me atë fund të veçantë (apo kombinime të tjera të guximshme për të cilat nuk i kishim menduar ndonjëherë, por me sa duket funksionojnë shumë mirë), por na thotë nëse duhet të mbledhim mëngët apo jo, si të vendosni një këmishë, sa brenda dhe sa pak në mënyrë që pamja jonë të ndryshojë për mirë.

Të ndryshosh për mirë

Nuk është trillim shkencor, por inteligjencë artificiale. Projekti quhet «Fashion ++» dhe ka një nëntitull premtues: «Minimal edits for outfit improvement». Thënë ndryshe, rregullime minimale për të përmirësuar veshjen tuaj. E cila, le ta pranojmë, nuk është gjë e pakët. Në vend që t’ju përplasë fjalën skandaloze “po si vishesh kështu?”, në vend që t’ju dërgojnë në dyqanin e parë të veshjeve në qendër ose në ndonjë dyqan në internet, ky sistem garanton të përpiqet me ato që gjen në veshjet tona. Duke guxuar të përziejë veshjen, duke shkuar drejt kufijve që as vetë imagjinata jonë më e guximshme nuk e kishte konsideruar. Vetë Facebook jep disa shembuj, të cilat mund t’i shihni të përmbledhura në imazhin më poshtë. Baza është e njëjtë, ndryshon vetëm mënyra për të veshur të njëjtët elementë (në të majtë), ose hedhim tutje fundin e gjatë dhe marrim pantallonat për të rritur efektivitetin e stilit (në të djathtë). Le të themi se heqja e një veshjeje polka për një me më shumë kthjelltësi është një fitore e lehtë, por të mos e zgjasim shumë.

Moda nën rrezet X

Se si mund të mbërrihet deri këtu, është thuhet shpejt. Jemi brenda kufijve të një machine learning, tek të udhëzuarit e një kompjuteri për ta mundësuar më pas, pra, që të marrë vendime autonome. Algoritmet e tij janë ushqyer me “mijëra imazhe publike outfit që janë gjykuar si elegantë” (sic!). Dhe tashmë shohim këta inxhinierë të pagabueshëm, shumë seriozë, inxhinierë që kalojnë nëpër arkivat e Vogue, Esquire, GQ etj, për tí dhënë jetë krijesës së tyre dhe për të na mësuar atë që është in dhe atë që është out. çfarë është vintage dhe çfarë normale. Fluturojmë mbi relativizmin e pengesave dhe mbi rrezikun e standardizimit të look-ut, sepse do të përfundonim në një terren tejet të ndërlikuar që na vë në dyshim logjikën e modës, jo teknologjinë. Mbetet ndërkaq, merita e projektit dhe perspektiva për të vënë në duart e çdo përdoruesi të galaktikës Facebook, po për këtë arsye sigurisht edhe të imazh-centrikut Instagram, një stilist personal, mjaft që të hapni smartphonin tuaj.

Fshihet gjë pas saj?!

Me kalimin e kohës, Facebook ka treguar se dëshiron të eksperimentojë në çdo terren. Dhe gjithçka që i mban anëtarët e saj të ankoruar në platformë është ushqim, qoftë ky takim apo realitet virtual, është aty. Për këtë arsye janë reklamimat e sugjeruara. Si të fitoni para nga këshillat!!! Mos u habitni nëse ndonjë ditë ekuivalenti i një personazhi dixhital të dalë me një frazë si: «Xhaketa juaj duket shkëlqyeshëm me ato pantallona. Vetëm një bluzë e zezë mungon dhe veshja do të ishte perfekte. A doni që unë ta porosis në internet?».

Materiali është përgatitur nga stafi i GT

Ju gjithashtu mund të pëlqeni