GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Me partnerin në krah flini më mirë dhe kujtesa juaj përmirësohet

Kërkimet e një qendre psikiatrike gjermane tregojnë se faza e quajtur Rapid Eye Movement (REM) rritet ndjeshëm kur çiftet flenë së bashku

Çiftet që kalojnë natën në të njëjtin shtrat kanë tendencë të përmirësojnë cilësinë e gjumit, me përfitime në memorie dhe në aftësisinë për problem-solving. E sugjerojnë në një artikull të publikuar në revistën Frontiers in Psychiatry ekspertët nga Center for Integrative Psychiatry (ZIP), në Gjermani, që kanë studiuar efektet e gjumit individual dhe atij në çift, duke vlerësuar jo vetëm lëvizjet, por edhe kohëzgjatjen dhe thellësinë e fazave të ndryshme.

“Kemi analizuar 12 çifte të rinj, të shëndetshëm dhe heteroseksualë, të cilët kaluan katër net në laboratorin e gjumit, duke matur parametrat si në prani ashtu edhe në mungesë të partnerit duke përdorur dopjo polysomnography të njëkohshme, një metodë jashtëzakonisht preçize, e detajuar dhe komplete për studimin e gjumit në mënyrë shumëplanëshe”, shpjegon Henning Johannes Drews nga Center for Integrative Psychiatry, duke preçizuar se ekipi i tij analizoi valët e trurit, lëvizjet, frymëmarrjen, tensionin muskulor dhe aktivitetin kardiak.

“Ne u kemi dorëzuar pyetësorë çifteve për të patur informacion mbi karakteristikat e marrëdhënieve, përfshirë kohëzgjatjen, përfshirjen pasionale apo nivelin e intimitetit. Rezultatet tona tregojnë se faza e quajtur Rapid Eye Movement (REM) rritej ndjeshëm kur çiftet flinin sëbashku”, vazhdon studiuesi, duke kujtuar se faza REM është ajo që shoqërohet me ëndrra të gjalla, dhe ka qenë e lidhur me rregullimin e emocioneve, konsolidimin e kujtesës, bashkëveprimet shoqërore dhe me zgjidhjen e problemeve kreative.

“Puna jonë tregon se çiftet arrijnë të sinkronizojnë skemat e gjumit kur flenë së bashku, jo sepse lëvizja fizike e njërit partner ndikon në gjumin e tjetrit, thjesht është një masë e thellësisë së marrëdhënies”, vëren Drews, duke preçizuar që ka ende disa pikëpyetje në lidhje me këtë çështje. “Hapi tjetër do të jetë diversifikimi i mostrës dhe vëzhgimi nëse dhe në çfarë mase hasen këto efekte, por fjetja me partnerin mundet efektivisht të përmirësojë shëndetin mendor të çiftit,” konkludon eksperti.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni