GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Meghan Markle dhe biografia për të mos qenë më “një yll kapriçioz”

Dukesha po shtyn fort për botimin e librit në historinë e saj të dashurisë me Princin Harry: “Kërkon të tregojë sesi kanë shkuar vërtetë gjërat, jeta e oborrit nuk ishte një përrallë. Ikja nga Londra? Nuk kishin zgjidhje tjetër “

Laura DANI – Meghan Markle, një shpirt revolucionar! Aq revolucionare sa po nxiton të rrëzojë edhe paradigmën e princeshës së lumtur? Mund ta themi edhe këtë, në memoir “Finding Freedom”, ish-aktorja amerikane do të tregojë se qëndrimi i saj në oborr ishte “krejt tjetër nga një përrallë”: “Po të ishte për të, libri do të diltë që nesër”, thotë një burim për Daily Mail. “Nxiton vërtetë për të shpjeguar se si kanë shkuar vërtetë gjërat me Harry-n”.

Një histori dashurie që fillimisht dukej se kishte me të vërtetë konturet e përrallës, por që shpejt u shndërrua në një kalvar për Sussex-ët. Sidomos për Meghan, e portretizuar nga tabloidët si arrogante dhe mendjemadhe: “Edhe pse ka një stil jetese të caktuar, ajo nuk është ylli kapriçioz që e kanë përshkruar shumë”, shton Insajderi. “Dhe nuk i është drejtuar kurrë vrazhdë stafit mbretëror, duke kërkuar famë ose pushtet”.

Thënë troç pra, Meghan dëshiron të ndryshojë mendimet që janë krijuar për të dhe – më përgjithësisht – mbi çështjen Megxit. “Qëllimi i saj është të krijojë një lidhje empatike me njerëzit”, përfundon gazeta angleze. “Do të tregojë më në fund anën e tij më vulnerabile, në mënyrë që lexuesit të bëhen të vetëdijshëm për shqetësimet dhe ankthin që i është dashur të durojë gjatë periudhës të tij në Pallat. Kjo është arsyeja pse ajo dhe Harry nuk kishin zgjidhje tjetër përveç të linin Londrën’.

Nga ana tjetër, “Finding Freedom” – në prag të lançimit – premton të “zbulojë historinë e vërtetë të Harry dhe Meghan, duke shkuar përtej titujve të gazetave dhe duke treguar detaje të panjohura për këdo”. Libri, që do të dalë në gusht, është shkruar nga gazetarët Omid Scobie dhe Carolyn Durand, por Dukeshka kishte një rol themelor në hartim: “Ka vënë gjithmonë fjalën e fundit, pa miratimin e tij memoir nuk do të ekzistonte”.

Një miratim revolucionar, domethënë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni