“Meghan Markle dhe Harry? Shpresoj vetëm që të jenë të lumtur”, rrëfen Sophie e Wessex
Gruaja e Princit Edward, djali më i vogël i Mbretëreshës Elizabeth, komentoi për herë të parë për “lamtumirën” e Harry dhe Meghan me familjen mbretërore: “Ne përpiqemi të ndihmojmë çdo anëtar të ri të familjes”. Në fund të fundit, ajo dhe Meghan kanë pasur një marrëdhënie të veçantë
Laura DANI – Jo vetëm kritika, por edhe empati. Familja mbretërore, në tërësinë e saj, i tregoi Meghan Markle një larmi të madhe ndjenjash, deklarimi më e mira e të cilave ndodhi mbase në martesë, e cila i interesoi më pak se çdo gjë shtypit britanik. Princi Edward dhe gruaja e tij Sophie, Kontesha e Wessex, i kanë dhënë aktores pritjen më të mirë të mundshme. “Mbaj mend që m’u desh të kaloja pesë vjet para se të mund të adaptohesha”, ka thënë gruaja e Princit për Sunday Times, duke sqaruar se tek Meghan Markle ajo kishte parë veten e saj.
Të dy vijnë nga një familje e klasës së mesme, që nuk ka asnjë lidhje me formalizmin e etikës mbretërore. “I kam kaluar gjashtë muajt e parë të fejesës time në Buckingham Palace. Dhe në atë momente nuk e di kurrë se si mund të shkojë”, ka shpjeguar Sophie, duke zbuluar ekzistencën e një bashkëpunimi të çuditshëm me gruan e Princit Harry. “Unë thjesht shpresoj që ata të jenë të lumtur. Ne përpiqemi të ndihmojmë çdo anëtar të ri të familjes”, ka thënë sërisht kontesha, duke shtuar se si u miqësia me Markle u forcua gjatë ditëve të Frogmore Cottage. Shtëpia e zgjedhur nga Sussex-ët është gjendet vetëm dhjetë milje larg Bagshot Park, vendbanimi i Wessex-ëve. Gjë që e ka shtyrë Mbretëreshën të shtynte nuset drejt njëra-tjetrët.
Sipas ekspertes së çështjeve mbretërore, Katie Nicholl, Kontesha e Wessex ka qenë përzgjedhur nga Elizabeth II për t’i ‘ndenjur në kokë’ Meghan Markle. Madhëria e Saj i ka kërkuar nuses që të merrte gruan e Harry-it nën kujdesin e saj. “Ka të njëjtën mënyrë jetese të qetë që Meghan dhe Harry do të donin për ta dhe Archie”, shpjegoi Nicholl, duke motivuar kështu zgjedhjen e Elizabeth II.