Meghan Markle, fjalim kundër Mbretëreshës Elizabeth
Meghan Markle mori pjesë në Global Leadership Summit dhe mbajti një fjalim në favor të grave dhe kundër të fuqishmëve të Tokës, duke përdorur fjalë në të cilat shumë njerëz lexuan një kritikë jo shumë të kamufluar për Mbretëreshën Elizabet
Si të mos mjaftonte fjalimi i mbajtur nga ajo dhe Princi Harry në Queen’s Commonwealth Trust, gjatë së cilës Sussexët u hodhën kundër së kaluarës koloniale të Mbretërisë së Bashkuar, Meghan Markle është rikthyer sërisht të sulmojë Mbretëreshën Elizabet. Këtë herë Dukesha ka shkuar një hap edhe më tej dhe fjalët e saj tingëllojnë si një hakmarrje e paramenduar prej kohësh. Siç raportohet nga Daily Mail, Meghan ishte e ftuar, në transmetim direkt, në Global Leadership Summit 2020, një konferencë e organizuar nga Kombet e Bashkuara nëpërmjet projektit Girl Up.
Në këtë event të mbajtur nga 13 deri në 15 korrik 2020, morën pjesë gjithashtu edhe Priyanka Chopra, Hillary Clinton dhe Michelle Obama.
Dukesha e përqendroi ndërhyrjen e saj (nuk e dimë nëse ishte falas apo jo) tek diskriminimi racor dhe gjinor. Duke cituar Dalai Laman, ai inkurajoi gratë të luftojnë për të drejtat e tyre duke përdorur “dhembshuri” dhe jo “zemërim”. Një qasje shumë e qartë, kjo e Meghan Markle, e ndikuar nga parimet bazë të Budizmit. Megjithatë, ka një detaj që bie ndesh, të paktën në dukje, me referencën e saj për paqen dhe drejtësinë. Dukesha e Sussex tha: “Ata në dhomat me butona, liderët botërorë dhe ata që bëjnë ligje, varen nga ju më shumë se sa ju mund të vareni prej tyre” dhe shtoi: “Çështja është se e dinë. Shumica e këtyre liderëve nuk dëgjojnë vetëm nëse nuk detyrohen ta bëjnë. Statusi quoja është e thjeshtë për t’u justifikuar dhe e vështirë për t’u prishur. Vërini në siklet”.
Shumë tabloide kanë ndjerë me këto fjalë një shuplakë fshikulluese ndaj Mbretëreshës Elizabet. Një shigjetë e re e helmuar nga Meghan Markle, e cila në oborr ndjehej e mënjanuar, në hije për të bërë të shkëlqente mbretëresha ardhshme, Kate Middleton. Nuk është shumë e vështirë të lexosh përmes rreshtave të fjalimit të Meghan një akuzë jo shumë diskrete ndaj gjyshes së Princ Harryt. Një e pushtetshme që nuk përkulet për të dëgjuar shtetasit e saj, e përqëndruar vetëm në rolin dhe privilegjet e saj. Sigurisht që askush nuk e ka sigurinë që Dukesha e Sussex-it me të vërtetë mendonte për Madhërinë e saj teksa fliste, por dyshimet mbesin dhe nuk do të ishin aq të pabaza.
Në fakt fansat dhe tabloidët kanë kujtuar se dukët ia detyrojnë stilin të tyre jetësor luksoz pikërisht atyre “pushteteve të forta” që Meghan i kritikon aq shumë. Të mos harrojmë se ish-aktorja e Suits ka martua një princ të një gjaku mbretëror, madje të një gjaku trashëgimtar të fronit. Madje edhe titulli i Harry dhe Meghan rrjedh nga ato “dhoma me butona” të përmendura nga Dukesha. Përshtypja është se Sussexët po luten mirë, por fërkohen keq. Ata janë akoma eksponentë të klasës së të pushtetshmëve prej të cilëve dëshirojnë të largohen. Meghan Markle më pas iu drejtua grave, duke theksuar: “Bëni gjithmonë gjërat e duhura, edhe kur është e vështirë dhe jopopullore”. A mos Meghan po i referohet Megxit? Si të mos vërejmë në këto fjali dëshirën për t’u imponuar, për të treguar personalitetin përballë familjes mbretërore që ishte përpjekur ta përkulte?
Dhe nuk ka mbaruar. Dukeshka vuri pikën edhe mbi çështjen e rrjeteve sociale: “Bota online ka fuqinë të ndihmojë përveçse të dëmtojë. Do të ketë gjithmonë zëra negativë dhe ndonjëherë do të duken aq të forta sa për t’ju lënduar. Por ju mund dhe duhet të ngrini zërin për ta mbytur plotësisht atë zhurmë” dhe ajo duke shtuar: “Sepse vetëm për zhurmë bëhet fjalë”. Duket sikur Meghan Markle dëshironte t’i përgjigjej me ton tabloideve që e kishin përndjekur dhe fyer, ndaj përdoruesve të mediave sociale, por edhe (prapë!) për Mbretëreshën Elizabet e cila, gjatë kohës së kaluar në oborr, e paska penguar që t’i përgjigjet akuzave të gazetave. Me pak fjalë, Meghan po ngre kokën dhe tregon se nga se është krijuar.
Në këtë kuptim ka edhe një pasazh tjetër interesant, në të cilin Dukesha duket se i drejtohet vetvetes, përveçse dhe grave: “Nuk është gjithmonë e lehtë të dimë se çfarë të bëjmë dhe frika mund të na paralizojë, por kurrë nuk duhet të nënvlerësojmë aftësinë tonë për të përzënë frikën. Pjesa më e vështirë është ndjekja e bindjeve tona me veprimet e duhura”. Në fund konkludoi: “Unë do të vazhdoj t’ju nxis. Dhe kështu do të bëjë edhe burri im”. Referenca përfundimtare për Princ Harryn është shumë interesante, sepse ne bën të kuptojmë se Meghan dëshironte të theksonte mirëkuptimin që ekziston midis saj dhe të shoqit. Të dy në ndjekje të një rruge të përbashkët veprimi, janë në marrëveshje të plotë dhe kjo duhet të jetë e mjaftueshme për të bërë të heshtin thashethemet se Harry ndjehet fajtor dhe çorientuar. A mund të jetë gjithashtu një mesazh i drejtpërdrejtë për Madhërinë e saj, një mënyrë për ta njoftuar atë se Harry është aq i lumtur në Los Angeles, sa kurrë nuk ka qenë më parë në Londër?
Meriton një evidentim të veçantë pamja e Dukeshës. Veshja blu pa mëngë dhe flokë shumë të gjatë, të drejtë. Siç theksoi revista Amica, Meghan Markle duket si një “squaw”. Asnjë rrobë e përzgjedhur, apo make-up i sofistikuar. Në fund të fundit, Buckingham Palace është shumë larg. Dukeshën e paraqiti veten si një grua e zakonshme, e lirë, rebele, e aftë për të diktuar rregullat e modës. Mbi të gjitha, Meghan Markle dëshironte të tregonte se ajo kishte një zë të fortë, me të cilën nuk do të hezitonte ta sulmonte Mbretëreshën Elizabet. / Materiali u përgatit nga gazetatjeter.com