GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Meghan Markle, rivalja e re e Gwyneth Paltrow?

Laura DANI –Duket se Dukesha e Sussex ka ndërmend të marrë jetën e saj përsëri në dorë. Përfshirë dhe blogut të vjetër “The Tig”, në një version të ngjashëm me “Goop”. Çfarë do të bëjë, “konkurrencë” me aktoren?

Meghan Markle njësoj si Gwyneth Paltrow, vetëm me disa polemika më shumë për të shoqëruar prodhimin e saj letrar. Dukesha e Sussex, e cila në ditët e saj amerikane duket se i ka besuar një biografi me detyrën për të rikthyer të vërtetën (e saj) në lidhje me divorcin nga kurora mbretërore, paska ndërmend të rikthejë në jetë edhe blogun e saj. “Besoj se Meghan ka ndërmend të hapë një profil tjetër në Instagram dhe besoj,” tha ekspertja e sekreteve mbretërore Myka Meier, “se dëshiron të bëjë vetë Goop të saj, si një version të ri të The Tig. Mendoj se po vjen”.

Tig, blogu të cilit Meghan Markle i besoi mendimet e saj kur ishte akoma aktore, pa asnjë etiketë që t’i nënshtrohej, u mbyll në vitin 2018, sepse asnjë anëtari të monarkisë britanike nuk lejohet përdorimi personal i teknologjisë. Dhe Dukeshka atëherë u bind. The Tig, një lloj gazete në internet në të cilën Markle jepte këshilla Lifestyle, çfarë të vishni, ku të hani, si t’i bëni qentë tuaj të lumtur, u ngri. Në internet, gjendet akoma, por askush nuk ka shkruar më asgjë.

“Kam një mik i cili ka një mik të afërt me çiftin dhe besoj se mund ta them që Meghan Markle po punon për diçka”, ka shpjeguar sërisht Meier. “Besoj se shpejt do të shohim diçka shumë kreative dhe interesante, të krijuar me bashkëpunimin e talenteve, të cilët, me prejardhje nga e gjithë bota, kanë vendosur të bashkohen për të qenë një burim frymëzimi”. The Tig pra mund të kthehej. Dhe Meghan Markle me të, gati, si Gwyneth Paltrow, për ta bërë jetën e saj një pikë shkëmbimi dhe rrëfimi.

You might also like