Meloni dhe Baerbock, fytyrat e reja të Evropës politike
Kaq të ndryshme dhe kaq të ngjashme njëkohësisht, Giorgia Meloni dhe Annalena Baerbock mishërojnë në një mënyrë komplementare trendet e reja politike që përfshijnë vendet më të mëdha evropiane sot. E nderuara romane 44-vjeçare, lidere e Fratelli d’Italia dhe presidente e grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë drejton një formacion që sot është një nga pikat më të mëdha referuese për të djathtën italiane dhe synon të ndërtojë lidhje sa më të mëdha ndërkombëtare; 41-vjeçarja bashkëpresidente e të Gjelbërve Gjermanë, me origjinë nga Hanoveri dhe e zgjedhur më 2017 për një mandat të dytë në Bundestag në kolegjin e Brandenburgut, duket figura e vetme në gjendje t’i bëjë ballë unionit centrist CDU-CSU për fitimin e poltronës së kancelarit pas zgjedhjeve të shtatorit që do të shënojë edhe fundin e mbretërimit të Angela Merkel.
Të dala politikisht jashtë dy familjeve tradicionale të mëdha politike evropiane, Partisë Popullore Evropiane dhe Partisë Socialiste Evropiane, Meloni dhe Baerbock janë kryet e dy shkallareve që po ridizajnojnë ekuilibret në Kontinentin e Vjetër dhe po shtyjnë formacionet e PPE dhe PSE dhe eksponentët e tyre kryesorë të rimendojnë vendosjet e tyre. Pas viteve në të cilat një “sovranizëm” i paqartë i kombinuar me një “populizëm” po aq të paqartë konsiderohej si fenomeni politik i destinuar të merrte pjesë në Evropën e viteve Njëzetë të shekullit XXI, pas cezurës së madhe të pandemisë dhe pasi shumë forca interpretuese të valës protestuese të ndjekur nga kriza e 2010-2011 si partitë e grupit Identitet dhe Demokraci nuk arritën të krijojnë një platformë të përbashkët alternative dhe sistemike tani kordatat për t’u vëzhguar janë ato të konservatorëve dhe ambientalistëve.
Meloni dhe e djathta e re konservatore
Meloni dhe FDI (Fratelli d’Italia) po fitojnë gradualisht rëndësi në galaktikën konservatore evropiane dhe ndërkombëtare dhe duke u bërë një forcë lëvizëse e qendrës së djathtë të re italiane, duke minuar lidershipin e Legës (Lega Nord, Itali), e duke u unifikuar në tema të ndryshme të ligjërimit popullor (nga Atlantizmi në një pozicion të qartë mbi vlerat shoqërore tek rrënjët e Evropës) drejt një rinovimi të thellë të kritikës ndaj kufijve strukturorë të Bashkimit Evropian dhe një vizion ekonomik dhe kolektiv që rikuperon çështje të ndryshme të të djathtës shoqërore. Duke ndërtuar në këtë mënyrë lidhje transversale dhe duke mos patur frikë të angazhohet edhe për çështje që tradicionalisht e djathta evropiane e epokës së pas Luftës së Ftohtë i ka neglizhuar, siç është ajo e mjedisit në të cilin FDI përpiqet të ndërtojë një diskurs alternativ ndaj atij liberal.
Era e re e konservatorëve evropianë ndihet në tonalitete të ndryshme në Greqi, ku Demokracia e Re edhe pse pjesë e EPP ka ndërtuar një axhendë qeveritare të shkëputur nga dogma tradicionale liberal-liberiste e epokës së para krizës, në Spanjë, vend në të cilin Vox është gjithnjë e më organik ndaj pozicioneve të një Partie Popullore që ka lëvizur nga pozicionet e një alternative të qartë ndaj së majtës dhe socialistëve, dhe edhe në Francë. Jo rastësisht në galaktikën e të djathtës goliste diskutohet prej kohësh në lidhje me faktin se kandidati ideal për t’u përballur me Emmanuel Macron do të ishte një figurë e aftë për të kombinuar aftësinë e Marine Le Pen për të folur me klasat popullore, me elektoratin e vendit të thellë, në një bashkim midis mbrojtjes së vlerave kombëtare dhe republikane dhe pragmatizmit tipik të vetë qeverisë historikisht e trashëgimtarëve të Gjeneralit. Një konservator modern, me pak fjalë, i barazlarguar dhe në gjendje të jetë një pikë konvergjence midis së djathtës liberale dhe së djathtës sovrane.
Të Gjelbrit dhe e majta e re liberale
Ashtu si Meloni projekton konservatorët evropianë drejt një pozicioni të ri, edhe Baerbock shënon gjithashtu një tranzicion të lëvizjes së gjelbër gjermane dhe, në një perspektivë evropiane. Duke aspiruar haptazi për Kancelarinë dhe duke vepruar si një alternativë ndaj forcave popullore duke qenë se prej kohësh i kanë tejkaluar socialdemokratët, të Gjelbrit gjermanë janë tani partia referuese e një lloji elektorati urban, të rrënjosur mirë në metropol dhe të identifikueshëm në të gjitha vendet kryesore evropiane.
Duke shërbyer si model për partitë e Gjelbra evropiane të gjeneratës së re, të cilat po, janë formacione të radhitura në fushën progresiste, por liberale në aspekte të ndryshme ekonomike dhe sociale, të vëmendshme ndaj paradigmës së mbështetshmërisë si një faktor transversal i vizionit të tyre për botën dhe nuk jo më të përqendruar në betejat monotematike të ekologjistëve të vjetër. Evropianistët dhe perëndimoristët ashtu si kultura liberale që influencon posturën e tyre, midis mbështetësve më të mëdhenj në Gjermani të administratës së re të Joe Biden, kritikë të Rusisë dhe Kinës, të Gjelbrit gjermanë po i zhvendosin drejt qendrës linjat politike të qendrës së majtë tradicionale.
Ashtu sikurse konservatorët evropianë përpiqen të jenë rripi i transmetimit midis një të djathte të vjetër liberale dhe një forme të re shumë shpesh të shpërbërë në shprehjen çorientuese të sovranizmit apo populizmit, të Gjelbrit gjermanë po plazmojnë një ofertë të re politike për elektoratin e partive të majta tradicionale tashmë të shkëputur shumë edhe në narracionet nga mitet themeltare të cilave u referohen parti si SPD gjermane, PD italiane dhe Partia Socialiste Franceze.
Kohët në të cilat kthimi ndaj traditave punëtore, ndaj trashëgimisë së formacioneve si PCI apo ndaj figurave si François Mitterrand mund të kishin një ndikim dhe të mundësonin ruajtjen e rrënjëve të një konsensusi për partitë që kishin humbur busullën përballë globalizimi dhe reformave që ato vetë kishte stimuluar kanë mbaruar.
Të Gjelbrit në Gjermani dhe, në perspektivë, në pjesën tjetër të Evropës sanksionojnë atë që prej kohësh qendra e majtë ka zgjedhur të bëjë dhe çfarë ka vendosur të bëhet: nga referenca e klasave punëtore, të bazuara në vlera kolektive, popullore dhe transversale, te boshti politik i një elektorati urban, me një nivel të lartë arsimor, borgjez, të studentëve, të elitës kulturore dhe artistike të interesuar më shumë në diskutimet e çështjeve civile, e të cilave ambientalizmi është bërë paradigma dominuese, sesa në çështjet e gjera të një matrice sociale. Një kalim përfundimtare nga e majta popullore në të majtën liberale të individëve.
Ajo që Meloni dhe Baerbock mishërojnë është pra një transformim strukturor i paradigmave dhe referencave politike që gradualisht po shpaloset në të gjithë Evropën. Ngjitja e dy grave në majat kryesore të këtij ndryshimi do të jetë prova e lakmusit për të kuptuar se deri në çfarë mase në dekadën e ardhshme ajo midis konservatorëve dhe të të gjelbërve mund të bëhet de facto, mbi çështje konkrete, bipolarizmi i ditëve tona./ Përgatiti Dardan MITROVICA