GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Mësimi online është një katastrofë

Vehap KOLA

Udhëzuesi i Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen e shkollave parashikon që nëse një nga nxënësit, mësuesit apo kontaktet e tyre konstatohen pozitivë me COVID, atëherë mësimi i gjithë klasës ndërpritet dhe zhvillohet online.

Kjo do të thotë se çdo familjeje do t’i duhet një kompjuter për fëmijë. Në një familje normale shqiptare me mesatarisht 2-3 fëmijë do të nevojiten 2-3 kompjutera.

Për shkak të zhurmës që mund të shkaktohet nga komunikimi, fëmijëve do t’u nevojiten dhoma të veçanta. D.m.th, 2-3 dhoma në dispozicion të procesit mësimor.

Për mbi 20 mijë familjet me prindër që punojnë në arsim, procesi bëhet edhe më i çmendur.

29 mijë prindërit-mësues që do të japin mësim online do të duhet të kenë edhe nga 1 dhomë dhe një kompjuter shtesë.

Sepse shumica dërrmuese e shkollave nuk kanë kompjutera për secilin nga mësuesit.

E gjitha kjo për qytetet. Tani imagjinoni çfarë pazari bëhet në fshatra, aty ku jetojnë shqiptarët më të varfër.

Në fshat, edhe vetë mësuesit zor se kanë kompjuter në shtëpi. Madje shumica e tyre nuk dinë as ta përdorin kompjuterin.

Po fëmijët e familjeve në zonat rurale? Me siguri do ta kalojnë këtë vit duke baritur delet, sepse mësimi ka pak gjasë të zhvillohet në ndonjë mënyrë.

Qeveria duhet kritikuar dhe fajësuar jo pse po hap shkollat por se po dështon t’i hapë si duhet dhe, me gjasë, do t’i mbyllë shumë shpejt.

Fëmijët në shtëpi, prindërit në punë, kjo po që do të shkaktojë një kaos të paparë.

Kush do të kujdeset për fëmijët gjatë kohës që prindërit janë në punë?

A do të detyrohet njëri prind të sakrifikojë vendin e punës?

Apo ata që kanë gjyshër në shtëpi do të vënë në rrezik jetën e gjyshërve duke i lënë në kontakt të vazhdueshëm me fëmijët që mund t’u sjellin sëmundjen?

Siç shihet, mësimi online është një dizastër dhe i tillë do të jetë me sa duken bathët e priftit.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More