GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Mike Tyson, rrëfim shook: “Si ia shqeu tigri im krahun fqinjes”

Kampioni i boksit, Mike Tyson zbulon një episod dramatik në jetën e tij, lidhur me tigrin e tij, Kenya

Mike Tyson ngjalli shumë ndjesi, për deklaratat e tij të fundit. Ish boksieri amerikan tregoi një episod dramatik që lidhej me pasionin e tij për tigrat: Tyson ka zotëruar tre tigra të mrekullueshëm nga Bengali. Por fakt është se, siç raportohet nga botimi në internet i Corriere dello Sport, gjatë një bisede me reperin Fat Joe, Iron Mike rrëfeu se një ditë një nga kafshët e tij sulmoi fqinjën e tij, duke i shkaktuar pasoja të tmerrshme. Tigri kishte shqyer grisi krahun e gruas. “Ajo nuk u largua nga shtëpia, jo, nuk ndodhi kështu. Dikush ishte ngjitur mbi gardhin ku ishte tigri dhe filloi të luante me të. Tigri nuk e njihte vajzën, ishte një aksident i shëmtuar. Por ishte ajo, që u hodh brenda në pronën ku ndodhej tigri…”.

Pasi mori vesh se çfarë kishte ndodhur, Tyson kërkoi ta kompensonte vajzën, pavarësisht përgjegjësive: “Kur pashë atë që kishte ndodhur – shtoi ai – i dhashë menjëherë 250,000 dollarë, sido që të kishte ndodhur… nuk mund ta besosh se me çfarë mund t’i bëjnë mishit njerëzor, nuk e kisha idenë”.

Mike Tyson: Atëherë isha i çmendur

“Isha një i çmendur atëherë, nuk ka asnjë mënyrë për të zbutur disa lloj kafshësh, nuk do të ndodhë kurrë. Të vrasin rastësisht, madje as nuk duan ta bëjnë këtë gjë, por ndodh, rastësisht. Janë shumë të fortë, veçanërisht kur luani fort me ta”. Ideja për ta marrë një tigër i kishte erdhur kur shkoi në burg pas dënimit për ngacmim seksual: “Isha në burg duke biseduar me një mik, të cilit i bleva një makinë. I ati i tij kishte tigra dhe luanë, pak muaj pasi isha liruar nga burgu më dha një këlysh…”.

Tyson dhe dashuria për tigrin, Kenia

Pra, gjithçka filloi kështu. Më pas solla edhe dy të tjerë, përfshirë Kenya-n, protagonisti mizor i kësaj historie, e cila u ble kur ishte vetëm një këlysh me një çmim prej 55 mijë paundësh, rreth 65 mijë euro. “Kisha një tigër si kafshë shoqëruese – ka rrëfyer edhe më parë ish-boksieri për GQ Sports – emri i tij ishte Kenia dhe peshonte rreth 250 kilogramë. E doja shumë, kujdesesha për të, flija me të dhe e mbaja në dhomën time. Qëndroi me mua për rreth 16 vjet, më pas u plak shumë dhe m’u desh të çlirohesha prej saj atëherë kur sytë dhe koka e saj filluan të kishin probleme. Ah, gjithashtu edhe sepse shqeu krahun e një personi”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni