GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Mini paradë në Windsor për ditëlindjen e Mbretëreshës Elizabeth

Sipas traditës, edhe këtë vit u mbajtën në qershor festimet për nder të Sovranes

Laura DANI – Mbushi 94 vjeç në 21 Prill por, sipas traditës, festimet zyrtare mbahen në qershor. Mbretëresha Elizabeth është mjaft e vendosur që të mos e heqë dorë nga festimet dhe, pavarësisht izolimit të detyruar larg nga Buckingham Palace, këmbënguli për të celebruar edhe pse jo me të zakonshmen Trooping The Colour, por me një paradë në version të zvogëluar. Nuk kishte anëtarë të familjes, por një numër të vogël të ftuarish, rojet e Uellsit dhe disa përfaqësues të bandës ushtarake ishin mysafirët e saj në Windsor.

E buzëqeshur dhe si gjithnjë shumë elegante, Sovrania e ndoqi ceremoninë e veshur me një pallto blu të lehte dhe kapelë në kokë. Kjo ngjarje zakonisht është shumë e ndjeshme nga britanikët dhe e gjithë qendra e Londrës pushtohet nga sfilata për nder të Madhërisë së Saj. Momenti clou është parada e madhe e forcave të armatosura që mbyllet me një ballo e Buckingham Palace, ku me këtë rast mblidhet e gjithë familja mbretërore.

Këtë vit Mbretëresha Elizabeth, në daljen e saj të parë publike pas lockdown, ishte e detyruar të asistonte e vetme nga një platformë e lartë. Princi Charles dhe Camilla, Kate dhe William, Harry dhe Meghan, dhe të gjithë anëtarët e tjerë të royal family kanë qenë larg, madje as Princi Philip, i cili edhe ai sapo është mbushur 99 vjeç dhe po e kalon karantinën e tij me gruan e tij, nuk u shfaq në publik. Është hera e dytë në historinë e mbretërimit të saj që Trooping The Colour anulohet. Për herë të parë ndodhi në 1955, për shkak të një grevë kombëtare. / gazetatjeter.com

You might also like