-Nëntor 2014. Ditën e diel, u bëmë bashkë: tre pensionistë dhe një djalë. Kërnacka. Raki. Muhabetin e hapa unë:
-Do tregoj një bëmë nga Parisi…Janë ulur në kafe” Rosant” dy burra. Njeri ka bordello. Tjetri gazetar.
Bisesmeni:- Bordello më del me humbje. Një vit më parë ndërrova kolltuqet. Më keq bilanci. Bleva perde të kuqe. Keq e më keq. Ndërrova abazhurët. Fitimi nën nivelin e detit…
Gazetari:- Ndërro kurvat!
-Mitro! Më mbeti kërnacka në lëfyt.-Foli një ish mësues.- Çështë kjo fjalë “kurva”. Folë shqip: Prostitutat. Kam një vërejte:
-Pse të flasim për bordellot e Parisit, kur Tirana nuk ka asnjë për be?!
-Je në metro, mo dhaskal?! Vetëm në Bllok, unë di 5 bordello.- Foli djaloshi, që është edhe nipi im.-Ka prostituta nga Moldavia, Rusia, Kenia, Italia a Franca. Ka edhe studente albaneze. Me djersën e ballit nxjerrin ndonjë koqe leku.
-Si punojet në bordello? -Tha thaskali.
-Së pari. Kërcet telefoni…Alo…dhe të del menazheri I kurvave…Çfarë malli doni? Të huaj apo vendi? Nga vendet e lindjes apo nga perëndimi? Mbi apo nën 20 vjeçare?!…Ok. Ku jeni?…Për 30 minuta vjen taksia me vajzat….
-Së dyti. Ka disa lokale. Në dukje kafenë. Nën rrogos ka prostituta. Në se u pret kandari, pas kërnackave, hedhim ndonjë lekë. Çmimi për të parë një herë Amerikën si pensionist, luhatet nga 40 euro deri në 150 euro. Çmimi është derivate I moshës. I shërbimeve që kërkon: Thjesht seks. Seks oral. Sekse mes cicave. Sekse një hap para-dy hapa mbrapa. Kohëzgjatja…
-Po luaj nga fiqiri,- foli dhaskali.- Kam lexuar se bordello kishim në kohën e mbretit. Njera ka qënë aqë me famë, sa ende pas 100 vjetëve mileti thotë:
-Takohemi tek Zogu i Zi, në kaptinë të rrugës së Durrësit. Kjo që thoni ju është bordello në të zezë. Pse flë gjumë policia? Po parlamenti pse nuk gatuan ndonjë ligj, alla ” anti duhan” për prostitutat?
-Parlamenti e ka bërë punën,- ngava muhabetin.- Kanë arrnuar Kodin Penal, duke future këtë nene:
-Të dënohen me burg prostitutat dhe burrat që paguajnë para për seks jashtë kurorës martesore…Dhe ligji u poq.
-Jo vetëm u poq,- tha avokati I tavolinës,- por policia e qeverisë socialista, po e vë në jetë më fanatazi. Dëgjoni dhe gjykoni një histori të këtyre ditëve.
-Natë. Aksion I policisë Antitrafik. Futen në një hotel buzë autostradës Tiranë-Durrës. Ngjitin një palë shkallë. Shqyejnë një derë. Krim: Në krevat, cip mbi cip një grua 42 vjeçare me një djalë 29 vjeç. Nga hetimi nuk del: Ishte apo nuk ishte fakti brenda.
-Arsyetimi I policisë? Prostitucion . Gruaja kishte përdorur zogun me para. Të dy në praga. Po pronari?
-Në procesverbal shkruhet: Nuk dinte gjë.
-Po nga blloku kur do kemi vizita të policisë?
-Policia,- Mitro xhani, – zbaton një treori të Mao Ce Dunit: “Fshati rrethon qytetin”. Morali: Në fillim “krihen” kurvat e periferisë…Në fund blloku?!
U ndamë me miqtë. Mbeta me nipin. I thashë:
-Si ishte ai muhabeti I klubeve të seksit? Mund të shkojmë që sot?
Hipëm në makinë…U hap dera. Dy bodigardë na “shëtitën duart” nëpër trup. Futemi brenda. Bir o Mina! Nja pesa gjashtë çupa, mbulonin vetëm zogun!Bënin striptizëm duke fërkuar hekurin me cica.
Kishin ardhur edhe tre mysafire nga Belgjika. Tjetër mall. Më I fisëm…
Zumë vend në tavolinë. Morëm B52. Pas pak, dy llakuriqëse, pa I ftuar, u ulën në karriket bosh.
Ishte mungesë takti ti përzinim…Kaq për sot, se e zgjatëm dhe e bëmë tërkuzë…