- SPONSOR -






- SPONSOR -

Mjeku “popullor” Edi Rama

Nëse keni shkuar ndonjëherë tek një mjek popullor, me nam të shtirur, ai do të rëndisë të gjithë sëmundjet që i “zhduk” duke pretenduar se të “shëron” që nga xhindet në kokë, deri tek “majas-hëlli” në b…! Ka për fat të keq ende dyndje nga këta njerëz mashtrues, të dëmshëm pasi në vend të shërimit të shkatërrojnë në shëndet dhe mbi të gjitha të krijojnë iluzionin sikur “je më mirë” që pas takimit me këtë “shëronjës popullor”, që në fund të jep edhe faturën ku për çdo vizitë shkon nga 20-50 mijë lekë të vjetra, sipas namit të shitur.

Për fat të keq, ka ende njerëz të tillë që mashtrojnë dhe janë makutët e neveritshëm që duke përfituar nga mosdija e disa individëve, apo akoma më keq, nga sëmundja që i bluan u marrin jetën gradualisht, me iluzione dhe haluçinacione.

Ne sot kemi kryeministrin tonë që ndonëse nuk shtiret si shërues, po bën punën e një “mjeku popullor”, që më së tepërmi është i specializuar në largimin e xhindeve…! Pasi ka bombarduar qytetarët me stresin se jemi në një luftë të tmerrshme, me avionë të padukshëm që bombardojnë vuruse, njerëz të vdekur që shtrihen rrugëve, pirgje me arkivonë dhe me varreza të tejmbushura, jep edhe kurën duke e quajtur vetën si Zot, që po mendon për të larguar të këqijat imagjinare që kanë pushtuar vendin me armikun e padukshëm.

Pas krijimit të një ankthi masiv, që e nxit vetë, ai shfaqet si “shëronjës i madh”. Një lloj “njeriu të mirë” me mjekër të bardhë të zgjatur dhe me fjalët e buta “arrin” të krijojë psikozën kolektive, qoftë edhe të përkohëshme, se nëse nuk do ishte ai, vdekja do bënte kërdinë.

Pasi largoi “xhindet”, ky mjeku ynë popullor, shëron edhe të tjera sëmundje, sidomos ato të aparatit tretës dhe meditimit të thellë që të forcon psikologjikisht. “Bëni joga dhe hani dy herë bukë në ditë” ishte një këshillë indirekte, që ai tha se e kishte aplikuar vetë.

Është edhe “epidemiolog popullor”. Të mëson si të lash duart, të pastrosh fytyrën dhe të mos fusësh gishtat në hundë. Vetë është si “kryemjek”, ndërsa ka plot pas tij shërbëtorë, ku ai që bie në sy është “Lali Eri”. Djalë i ri, pa mjekët të gjatë e të bardhë, por po shfaqet si pauses i mjekut popullor. Është gjithnjë para dhe pas tij, duke u përqëndruar kryesisht në Tiranë. Mjeshtër i “shërimit imagjinar”. Bombardon popullsinë e frikësuar me arritje surreal, duke “zhdukur” virusin me një detergjent të vëçantë, që në fakt është ujë me “xhel enësh”, por ta shet në propagandën televizive si një dezionfektues special që fshin koronavirusin.

Për një farë kohe ia arritën që të injektonin “magjinë e zezë” në mendjet e shumë qytetarëve që për pak kaluan në ankth kronik, kur ngjisheshin para televizorit duke dëgjuar lajmet për vdekjet, virusin e zi dhe në fund kënaqeshin se e kaluan edhe këtë “kolerë të shekullit të ri” teksa shfaqej kryeministri dhe kryabashkiaku, jo si shtetarë, por si mjekë popullorë. Mjekë të tillë gjithnjë kanë dështuar në fund, mashtrimi nuk zgjat!

Ju mund të pëlqeni edhe