Mochi, qenushja e agjencisë funerale që ngushëllon njerëzit në zi

Ajo është një qenushe Bernese Mountain Dog: detyra e saj është të afrohet me njerëzit që janë të pikëlluar dhe t’u japë atyre pak ngushëllim

Një pjestare e ri është bashkuar me stafin e agjencisë amerikane të funeralit Macon Funeral Home, në Karolinën e Veriut. Emri i saj është Mochi, dhe është një qenushe malësore berneze, rreth dhjetë javëshe. Detyra e saj është t’u afrohet njerëzve që janë të pikëlluar në zi dhe, me ëmbëlsinë dhe delikatesën e saj, të përcjellin paksa ngushëllim.

Tori McKay, pronar i Mochit dhe punonjës i Macon Funeral Home në Macon, prej të paktën dhjetë vjetësh ëndërronte një qen të aftë për të sjellë paksa lehtësim për ata që sapo kanë humbur një person të dashur: më 14 janar mbërriti Mochi dhe njoftimi u botua në faqen e internetit të agjencisë së funeralit dhe në faqen e saj Facebook.

“Për ju erdhi Mochi, pjestarja më e re e Macon Funeral Home! Ajo është një Bernese Mountain Dog, i cili i do njerëzit dhe e adhuron gjumin”, është shkruar pranë fotografisë së qenushes së përgjumur. “Ejani ta takoni: i pëlqen shumë që të bëjë miq të rinj!”. Mikpritja, në Facebook, ishte shumë pozitive: postimi ka marrë qindra pëlqime, u shpërnda dhjetra herë dhe mblodhi shumë komente të favorshme.

McKay shpjegon se Bernese qenushi ka korresponduar me idenë e tij të kahershme për “qen potencial si terapi ndaj dhimbjes”. “Ai ka një histori të shkëlqyeshme si një qen për terapi dhe mbështetje, e cila fillon me nga qëndrimi dashamirës e duke vijuar me personalitetin e qetë”. Kur atë e kërkojnë familjet, Mochi i ngushëllon duke i vizituar ata.

«Një Bernese Mountain Dog nuk është jetëgjatë: në përgjithësi, ai rron nga gjashtë deri në tetë vjet. Uroj që jeta e saj të ishte sa më e dobishme”, shtoi McKay, që do ta dërgojë në Asheville për ta trajnuar Mochin rreth gjashtë muaj deri në një vit. “Ka kaq shumë studime që konfirmojnë përfitimet nga pasja e një kafshe pranë gjatë periudhës së zisë, dhe komuniteti ynë me siguri ka shumë nevojë”.

Materiali është përgatitur nga stafi i GT


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.