GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Mos e ndrysho kurrë karakterin, ai është fati yt

Laura DANI – Karakteri është ai që e bën unik një individ, kështu ka shkruar Schopenhauer, dhe është diçka që askush nuk mund të heqë ose ta modifikojë, pasi do të shtrembëronte “Un-in” tonë, personin që është brenda gjithësecilit.

Korrigjo sjelljen

Karakteri është fati ynë. Është shkruar në momentin që kemi lindur dhe, në varësi të rasteve dhe mundësive, ne mund të korrigjojmë mënyrat dhe sjelljet tona, por nuk mund të ndryshojmë kurrë karakterin tonë.

Mos i beso medieve

Janë të shumtë mesazhe plot kundërthënie që na vijnë çdo ditë nëpërmjet medieve të cilat na inkurajojnë që të ndryshojmë dhe t’i vendosim vetes qëllime. Ne i dëgjojmë ato dhe fillojmë t’i bëjmë pyetje vetes, duke u përpjekur të shohim brenda nesh nëse me të vërtetë kemi diçka të gabuar dhe diçka për të korrigjuar, ndoshta me ndihmën e ndonjë eksperti. Por, më pas kuptojmë se kjo na ka shërbyer përkohësisht dhe se pas një periudhe kohe kthehemi të jemi ata të përhershmit.

Mos e zbut karakterin tënd

Gabimi më i madh që mund të bëjmë është të zbusim karakterin tonë, ta ndryshojmë atë ose ta korrigjojmë. Të bësh ndryshime në karakterin e dikujt do të thotë të shtrembërosh, të mbysësh dritën e brendshme të tij.

Karakteri duhet të jetë miku yt

Përpjekja për të zbutur karakterin tuaj vetëm do t’i përkeqësonte gjërat, duke ju bërë që të keni shqetësime ankthi dhe depresion. Karakteri duhet të jetë mik.

Nuk ekziston karakter i mirë apo i keq

Nuk ekziston i mirë apo i keq kur klasifikohet një karakter, këto janë vetëm paragjykime fëminore të një konteksti të veçantë.

 Mos e ndrysho karakterin

Nuk është karakteri ynë që duhet ndryshuar: e vetmja gjë që mund të ndryshojmë, nëse eventualisht nevojitet, është sjellja.

Mëso ta përdorësh karakterin

Duhet mësuar si ta shfaqim karakterin tonë në funksion të situatave, duke ditur kur është më mirë të fshehim disa aspekte dhe çfarë t’u tregojmë të tjerëve.

Të ndjehesh mirë me veten dhe me të tjerët

Ajo që me të vërtetë ka rëndësi është të ndjehesh rehat me veten dhe me të tjerët, duke e shprehur karakterin tënd me sjellje funksionale.

Karakteri ka shumë nuanca

Pasuria e karakterit tonë qëndron pikërisht në kërkimin e nuancave të saj të shumta dhe përdorimin e tyre kur sipas nevojës, duke e ditur se “Unë ky jam”, por “edhe ti je bërë në mënyrën tënde, dhe jo vetëm”.

Materiali është përgatitur nga stafi i GT

Ju gjithashtu mund të pëlqeni