Mos e vrit mendjen: të flasësh me bimët ose me macen, nuk është shenjë çmendurie, por inteligjence
Po, por po të fillosh të flasësh edhe me rrezet e dritës atëherë ndonjë problem edhe mund të jetë
Njerëzit kanë tendencë të flasin me ata që nuk mund t’u përgjigjen. Me kafshë, me bimë, me objekte të pajeta. Ky fakt konsiderohet i turpshëm dhe pak si i çmendur. Por sipas antropologut Nicholas Epley është simptomë inteligjence. Më shumë madje: është një tipari karakteristik i inteligjencës njerëzore.
Gjithmonë mendojmë se të flasësh me atë që nuk mund të na përgjigjet është diçka e turpshme, që duhet bërë absolutisht privatisht. Nëse në mëngjes shkëmben nja dy fjalë me lulet në ballkon, përpiqesh të mos vihesh re nga fqinjët. Nëse në rrugë i thoni nja dy fjalë maces, apo qenit, teksa po bëni shëtitjen e përditshme, bëni kujdes që të mos ketë asnjë kalimtar rreth e rrotull. Kjo për shkak se të folurit me kafshët, bimët ose objekte të pajeta nuk shihet mirë nga të tjerët.
Besohet se vetëm fëmijëve i lejohet të bëjnë biseda të gjata me lodrat e tyre, sikur të ishin të gjalla. Por ky mendim është plotësisht i gabuar: e vërteton një nga antropologët më të famshëm dhe më të vlerësuar në botë, Nicholas Epley, profesor i shkencave të sjelljes në Chicago University. Sipas Epley, dhe sipas një studimi të tij të publikuar në vitin 2017, të bisedosh me kafshë, bimë dhe gjëra është një simptomë inteligjence.
Duket se është pjesë e jetës së qenieve njerëzore, po aq sa ngjyra e flokëve apo gishtërinjtë tanë. Njeriu, për nga natyra, antropomorfizon botën që e rrethon. Është një mekanizëm njohjeje, mbrojtjeje dhe mbijetese. Fenomeni lidhet me atë të pareidolisë, ndryshe thënë me tendencën për të parë një fytyrë njerëzore edhe aty ku ka vetëm dy butona dhe një xhep.
Flit me mua
Është për t’u theksuar, thotë Epley, se ne priremi ta humanizojmë atë që duam. Për shembull, flasim me makinën tonë që nuk do të niset, dhe pastaj i bëjmë një tufë komplimentesh kur më në fund ndizet. Pra, krijojmë një lidhje, siç bën Tom Hanks me Wilson e tij në “Cast Away”. Kjo na mundëson të ndjehemi pjesë e një rrjeti shoqëror që na mbron, dhe që është shpëtues për mirëqenien tonë.
Sa i përket të folurit me kafshë dhe me bimë, ky veprim shkon përtej inteligjencës së thjeshtë njerëzore. Në këtë rast është i njohur se ky është një veprim i dobishëm në kuptimin absolut. Me kafshët, sepse ne i lejojmë ata të mësohen me zërin tonë, ndaj mund t’i edukojmë më mirë. Me bimët, sepse zëri i zërit të njeriut i stimulon të rriten. Kështu ka ardhur koha të bëjmë outing: pranoje, që edhe ti, në mëngjes, flet me aparatin kafesë.
Përgatiti stafi i gazetatjeter.com