MotoGP vs F1/ Sa janë shumat që qarkullojnë në MotoGP? Ja sa fitojnë pilotët dhe skuadrat

Çfarë shifrash fitimi mund të gjenerojë një Botëror në MotoGP? A mund ta përballojë kampionati i dyrrotakëve përballjen ekonomike me një gjigant si Formula 1? Sipas të dhënave nga zbulohen nga Dorna, kompania e Carmelo Ezpeleta që qeveris kampionatin më të rëndësishëm të motorrëve, krahasimi është i mjerueshëm. Viti i kaluar nxorri në pah një rënie të madhe, me autodromë gjithnjë e më të zbrazët, veçanërisht në ditët kur nuk ka gara. Për më tepër, mungesa e personaliteteve të spikatura dhe pikave të referencës, siç për dhjetëra vjet ka qenë Valentino Rossi, përveç mungesës së rivaliteteve të ashpra në nivelet më të larta të MotoGP, po e shtyjnë publikun dhe sponsorët të largohen gjithnjë e më shumë nga MotoBotërori. Sidoqoftë, është e nevojshme të analizohen të dhënat e ofruara në një mënyrë më shpjeguese dhe më të saktë.

Roli i Indipendent Team

Dorna ka bërë të ditur kontributin që arrijnë të japin Indipendent Team, skuadrat satelite të atyre zyrtare. Sipas gjermanëve të Speedweek, kompania iberike që menaxhon Botërororin e Motorrëve është në gjendje të subvencionojë skuadrat jozyrtare (Gresini Racing, Mooney VR46, Tech3, LCR, Pramac dhe RNF) me një kontribut prej rreth 6.5 deri në 7 milionë euro për skuadër në sezon. Marrëveshja në fjalë është nënshkruar më 2021 dhe ka një kohëzgjatje prej pesë vjetësh, në fakt më 2026 do të duhet të nënshkruhet një e re.

Dorna, nëpërmjet kësaj kontrate, ofron garanci për qëndrueshmëri teknike për të gjitha Indipendent Team, duke marrë përsipër kostot shtesë me furnizimin me goma Michelin dhe ECU standarde. Për sa i përket pikave të marrëveshjes që kanë të bëjnë me skuadrat, këto të fundit kanë nënshkruar gatishmërinë e tyre për të garuar maksimumi 22 Grand Prix, çmime të mëdha në vit, pavarësisht anulimit të GP të Finlandës vitin e kaluar dhe të Kazakistanit më 2023. Nga ana tjetër, është reduktuar numri i testeve dimërore, të cilat gjithsesi nuk gjenerojnë asnjë lloj të ardhure duke qenë se bëhen me dyer të mbyllura dhe pa transmetime të drejtpërdrejta. Një tjetër zë i kësaj marrëveshje thotë se, nëse një Shtëpi prodhuese mbështet një skuadër me një tarifë leasing prej 2.2 milionë euro, Dorna e rikompenson konstruktorin (Ducati, Aprilia, KTM, Yamaha dhe Honda) përmes një stimuli prej një milion eurosh për çdo motoçikletë të garantuar për të menaxhuar një strukturë satelitare.

Sa para jep Dorna për Moto Botërorin?

Duke i shtuar MotoGP edhe Moto2 dhe Moto3, Dorna është arrin të sigurojë gati 70 milionë euro për prodhuesit dhe skuadrat e përfshira në MotoBotëror, me para që vijnë kryesisht nga shitja e të drejtave televizive. Flitet për një biznes të shkëlqyer, por aspak i krahasueshëm me atë që Liberty Media mund të gjenerojë me Formula 1. Cirkusi u shpërndan 10 skuadrave të tij të pranishme në kampionat gati 1 miliard euro. Arsyeja? Kontrata shumë fitimprurëse dhe një forcë imazhi jashtëzakonisht superiore.

Sa fitojnë pilotët e MotoGP?

Shifrat për sezonin aktual nuk janë bërë ende të ditura, por bazuar në ato të 2022-it, shohim se në vend të parë shquhet tetë herë kampioni i botës Marc Marquez, me 14 milionë euro në sezon, i ndjekur nga centauri i Aprilia, Maverick Vinales me 10 milionë euro, ndërsa francezi i Yamaha-s, Fabio Quartararo, ulet në poltronin e tretë, me 6 milionë euro. Joan Mir, fituesi i një titulli botëror me Suzuki, është i katërti me 6 milionë euro, ndërsa “Pecco” Bagnaia, numri një aktual, ndalet në 4.5 milionë euro.

Edhe në këtë rast, nëse do të bëhej një krahasim me kolegët e F1, pilotët e MotoGP nuk do të mund të krahasoheshin, madje as “paperoni” Marquez. Kështu, Max Verstappen ka një kontratë me Red Bull në vlerë prej 55 milionë eurosh në vit, ndërsa Lewis Hamilton përfiton plot 35 milionë euro të mira nga Mercedes. As Charles Leclerc nuk po shkon keq me 24 milionët e tij në sezon për të drejtuar Ferrarin, ashtu si dhe Lando Norris, piloti i McLaren, i cili merr 20 milionë të mira nga skuadra e Woking. Në fund të fundit, Formula 1 është një makinë e vërtetë parash në krahasim me MotoBotërorin që udhëton në shifra shumë më modeste.

Përgatiti për gazetatjeter.com: Dardan MITROVICA


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.