Muzeu i hapur më i bukur në botë
Do të mbajë emrin e Hans Christian Andersen, shkrimtarit danez të viteve Tetëqind që shpiku njerëz të famshëm si Sirena e Vogël apo Mbretëreshën e Dëborës, park-muzeu që do të hapet në qytetin e tij të lindjes: Odensë. Këtu fëmijë dhe të rrituri mund të hyjnë në botën magjike të përrallave
Do të përurohet pas një viti në Odense, në ishullin Fionia, në Danimarkë, muzeu i ri Hans Christian Andersen, kushtuar universit magjik të shkrimtarit të madh të përrallave daneze. Vendlindja e Andersenit, Odensa ia besoi projektin arkitektit japonez Kengo Kuma, i cili e ka konceptuar muzeun si një bashkësi pavionesh të shtrirë në gjelbërim.

Me formë cilindrike, fasada prej qelqi dhe druri retikular dhe të mbuluara me një mantel bari, pavionet do të jenë një vend ku fëmijë dhe të rrituri do të mësojnë për jetën e Andersen dhe do të përjetojnë përrallat e tij.
Një kopsht ëndërrash
Kengo Kuma i ka kushtuar vëmendje të madhe krijimit të mjedisit peisazhist të muzeut, duke krijuar një botë në të cilën, ashtu si në përralla, vizitorët të mund të ndjehen të projektuar në një dimension fantastik dhe të eksperimentojnë aventura magjike. Ndërtesat në fakt do të jenë të zhytura në një kopsht ëndërrash: një labirinth magjepsës ku shtretërit e luleve dhe rrugicat me pemë do të alternohen midis gardheve të larta me profile të sinjalizuara, që çojnë nëpërmjet korije të ndryshme drejt një liqeni të vogël rrethor. / Shkrimi u përgatit nga gazetatjeter.com
