GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Naomi Campbell kujton shakanë me Williamin adoleshent, të organizuar nga Diana

Laura DANI – Supermodelja, me kërkesë të Lady Diana, u gjet së bashku me supermodele të tjera të viteve ’90 në Kensington Palace. William, 13 vjeç, u kthye nga shkolla dhe i gjeti përpara tij: “Çfarë sikleti, u bëngjyrë vjollcë, u ngatërrua nëpër shkallë”

Nga fotosesionet, tek sfilatat ndërkombëtare të modës dhe tapetet e kuq të eventeve më të rëndësishme botërore. Në karrierën e saj të gjatë si supermodele, Naomi Campbell ka përvoja të panumërta të paharrueshme. Por është një moment vërtetë shumë i veçantë që ajo nuk do ta harrojë kurrë: kur u bë bashkëpunëtore e Princeshës Diana në organizimin e një surprize për ditëlindjen e Princ William adoleshentit.

“Shkova me supermodele të tjera të viteve ’90 si Claudia [Schiffer] dhe Christy [Turlington] në Kensington Palace”, rrëfen 49 vjeçarja në një chat live të No Filter me mikeshën e saj Cindy Crawford, “Ai po kthehej në shtëpi nga shkolla dhe ne gjendeshim aty.

Gjithçka e orkestruar nga Princesh Diana. Princi William asokohe ishte 13 vjeç”. Edhe Cindy tregon se si u takua me realët britanikë disa vjet më vonë, kur William ishte 16 vjeç. “A u skuq kur u takove?”, pyet Naomi. “Besoj e po”. Një version ky që është konfirmuar edhe nga vetë princi. Në një dokumentar të kohëve të fundit, William ka treguar edhe se si kur – vetëm trembëdhjetë vjeç – ai u kthye në shtëpi – në apartamentin e tyre Kensington – dhe e gjeti veten para supermodeleve me të cilët kishte mbushur muret e dhomës së tij. Në siklet, William – i skuqur – iu ngatërruan këmbët nëpër shkallë: “Isha plotësisht dhe absolutisht i turbulluar”. Si dy supermodelet ashtu dhe William bien dakord për një gjë tjetër: “Diana ishte e veçantë. E përulur, me këmbë në tokë dhe e jashtëzakonshme”.

You might also like