Ndryshojnë jetën, çifti transferohet në Tajlandë për të shpëtuar qentë endacakë
Kur Mantas dhe gruaja e tij Rasa nisën nga Lituania për një udhëtim në Tajlandë, nuk e kishin idenë se jeta e tyre do të ndryshonte përgjithmonë. Ata u dashuruan me ishullin Koh Kood dhe vendosën të transferohen atje përgjithmonë për të bërë atë që e donin më shumë: të kujdesesh për qentë.
Kanë kaluar gjashtë vjet që nga ajo kohë, dhe as edhe një herë nuk kanë menduar të kthehen në jetën e tyre “të vjetër”. Që atëherë, ata kanë adoptuar dhe mirëpritur në shtëpinë e tyre 5 qen endacakë, përfshi dy të verbër dhe katër me aftësi të kufizuara rëndë, të cilët nuk do të kishin mbijetuar kurrë vetëm në rrugë. Dhe çifti mundohet të kujdeset edhe për qentë që jetojnë ende në rrugë, duke ecur deri në 40 kilometra në ditë për të ushqyer, për t’u dhenë ilaçe dhe për t’i bërë kontrolle ditore në dhjetëra qenve endacakë të vetëm, të braktisur. Në ishull nuk ka veterinerë dhe as qendra shpëtimi dhe ata bëjnë atë që munden, duke u vetfinancuar e duke nderuar të ndjerin Aibo, qein e tyre të dashur që tani nuk është më.
Në fillim të udhëtimit të tyre turistik, atyre iu desh t’i thoshin lamtumirë telefonikisht boksierit të tyre të dashur. “U sëmur rëndë dhe ishte e pamundur të shpëtohej. Ishte një moment shumë i vështirë për ne, mbi të gjitha sepse nuk ishim atje me të dhe nuk i patëm mundësinë t’i qëndronin pranë në momentet e tij të fundit”. Dhe duke ndjerë se nuk kishte më asgjë për të cilën t’ia vlente të ktheheshin në shtëpi, të dy vendosën ta përballonin humbjen duke ndihmuar shumë qenë në vështirësi që gjendeshin në ishull.

Për shkak të misionit të tyre, u detyruan ta linin shtëpinë ku jetonin: “Kemi qenë të pastrehë, sepse ish pronari ynë i shtëpisë ishte larg të qenit miqësor me kafshët, por ne refuzuam t’i braktisnim. Tani kemi gjetur një vend të ri për të qëndruar, në një zonë të veçuar të ishullit, dhe jemi të lumtur me familjen tonë të madhe”.
Për të ndihmuar më shumë qen, çifti hapi faqen sociale Sabai Dog Koh Kood, ku flasin për aktivitetin e tyre dhe mbledhin fonde për të financuar blerjen e ushqimeve dhe ilaçeve. “Nuk jemi veterinerë, prandaj kërkojmë vazhdimisht ndihmë larg nga mjekët lituanezë. Kemi mësuar teknikat e ndihmës së parë dhe bëjmë më të mirën që mundemi”.
Fillimisht me ndihmën e Khon Kaen University, e më pas me organizata të tjera lokale dhe jo-lokale, Mantas dhe Rasa kanë organizuar projektin e parë të sterilizimit në ishull, duke arritur të operojnë mbi një mijë qen nga 2015 deri sot. Dhe nuk kanë aspak ndërmend të ndalojnë.
