GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Në Gjermani, punonjësit e McDonald të mbyllur nëpër shtëpi do të mund të vazhdojnë punën në Aldi

Po ndodh në Gjermani, por kush e di nëse ky model bashkëpunimi do të zbatohet edhe në vendin tonë. Bëhet fjalë për një partneritet i rëndësishëm, ai i nënshkruar midis Aldi, shumëkombëshes gjermane të shpërndarjes në shkallë të gjerë dhe McDonald’s Germany: “Punonjësit e McDonald që janë prekur nga mbyllja e restorantit të tyre ose janë duke punuar në mënyrë të kufizuar – lexohet në njoftimin zyrtar për shtyp – për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi dhe që ende duan të vënë në dispozicion kapacitetin e tyre të punës, tani mund të punësohen në degët e Aldi në Gjermani (si Aldi North, ashtu edhe Aldi South, dy degët në të cilat kompania është e ndarë që në vitet ’60 nga një mosmarrëveshje midis dy vëllezërve themelues) pa pasur nevojë të ndjekin ndonjë procedurë të veçantë burokratike “. Personelit McDonald’s do t’i aplikohen kushtet standarde të Aldit dhe, pasi emergjenca të ketë përfunduar, do të rikthehet në aktivitetet e tij mormale nëpër pikat e shitjes së zinxhirit të fast-food-eve.

“Aktualisht në Gjermani iu kërkohet të gjithëve të bëjnë pjesën e tyre që të përballohet kjo krizë. Me këtë zgjidhje ne mund ta bëjmë dhe në të njëjtën kohë të ofrojmë një situatë klasike avantazhuese për të gjithë: punonjësit tanë, nëse dëshirojnë, mund të vazhdojnë të jenë të punësuar. Në të njëjtën kohë, Aldi do të jetë në gjendje të përfitojë nga burime shtesë duke siguruar që ai mund të funksionojë plotësisht edhe gjatë krizës”, ka deklaruar Holger Beeck, CEO i McDonald’s Germany.

Një aleancë me të vërtetë strategjike në këtë moment emergjence, në të cilin fast-food, si shumë biznese ushqimore, janë të detyruar të zvogëlojnë në mënyrë drastike aktivitetin e tyre, ndërsa stafi i gjigandit të shpërndarjes është thuajse i mbytur nga një stërngarkesë e madhe pune dhe stresi për shkak të mbushjes plot e përplot të supermarketeve me njerëz gjatë gjithë ditës.

Nicolás de Lope, zëdhënëse e bordit të drejtorëve të Aldi Nord, deklaron: “Kohët e veçanta kërkojnë zgjidhje të veçanta. Kjo formë e bashkëpunimit deri më tani ka qenë unike për Aldin. Ne jemi të bindur se mund ta kapërcejmë këtë krizë me zgjidhje jokonvencionale dhe me një kohezion të fortë “.

You might also like