GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Në komë për 12 vjet, historia e jashtëzakonshme e Martin Pistorius: “Shikoja dhe ndjeja gjithçka”

Edi DELIU – Shpeshherë jeta është shumë e vështirë, por gjëja thelbësore nuk është të mos e humbasësh kurrë shpresën, sepse gjërat më të bukura mund t’u ndodhin të gjithëve. Sot vendosëm t’ju tregojmë një histori vërtet të jashtëzakonshme. Protagonist është Martin Pistorius, ai ishte shumë i vogël kur mjekët e diagnostikuan me një sëmundje të rëndë.

Në vitet e tij të jetës, ai ishte një djalë i shëndetshëm dhe i fortë dhe nuk kishte asgjë që të bënte të mendoje për më të keqen. Derisa një ditë u ndje keq dhe mjekët zbuluan se vuante nga një sëmundje e rrallë neurodegjenerative, që e bëri të pavetëdijshëm ndaj gjithçkaje që ndodhte rreth tij. Për dhjetë vitet pas këtij diagnostikimi, Martin u rrit duke vuajtur abuzime fizike dhe verbale. Edhe e ëma, thoshte se e vetmja zgjidhje për të ishte vdekja. Sidoqoftë, në një moment, Virna Van Der Walt, një fizioterapiste, takoi djaloshin dhe kuptoi diçka vërtet të jashtëzakonshme. Ishte e vetmja që gjeti “një jetë brenda sytve të tij”. Ajo ishte mjaft e sigurtë se ai nuk ishte i cerebralisht i vdekur.

Pas disa testeve, gruaja zbuloi se Martin ishte në gjendje të kuptonte gjithçka, por duhej gjendur vetëm një metodë për të komunikuar. Me kalimin e viteve dhe me punën e Virnës, mendja e djaloshit bëhej gjithnjë e më e fortë dhe ai ishte në gjendje t’i bënte të gjitha ato gjëra për të cilat kishte ëndërruar që kur ishte vetëm fëmijë. Mësoi të flasë me ndihmën e një pajisjeje audio të kompjuterizuar. Mori edhe patentën e shoferit dhe ndoqi kolegjin. Videoja me historinë e tij të plotë është më poshtë:

Në vitin 2008, Martin takoi Joanën, gruan e jetës së tij. Ai ka thënë: “Shpesh ndjeja nënën time që thoshte se nuk ishte një nënë e mirë dhe një nga gjërat më të vështira për mua ishte që nuk mund t’i thoja asaj se e kishte gabim. Ishte shumë mirë me mua”! Martin ka edhe një mesazh për të gjithë njerëzit në botë dhe deklaron: “Trajtojini të gjithë me dinjitet, mirësi, dhembshuri dhe respekt. Pavarësisht nëse mendoni se e kuptojnë apo jo. Asnjëherë mos e nënvlerësoni fuqinë e mendjes, rëndësinë e dashurisë, besimit dhe kurrë mos ndaloni së ëndërruari”!

Mesazhi i Martinit është vërtet i mrekullueshëm, ashtu si tregimi i tij. Ta ndihmojmë pra ta bëjë të njohur për të gjithë botën.

You might also like