GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit

Në OBSH vendos (pothuajse) githmonë Bill Gates dhe fondacioni i tij?

Kontribuesi më i madh i Organizatës Botërore të Shëndetit kanë qenë gjithmonë Shtetet e Bashkuara: në fakt, në dyvjeçarin 2018-2019, financimet amerikane përbënin thuajse 15% të buxhetit të përgjithshëm të OBSH. Me vendimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Tramp për tërheqjen zyrtare të Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetit, në vijim të denoncimeve ndaj agjencisë së OKB-së për reagimin e skarcët ndaj koronavirusit, financuesi më i rëndësishëm botëror i OBSH-së bëhet Fondacioni i Bill Gates dhe gruaja e tij Melinda, që deri në vitin e kaluar ka dhënë fonde për agjencinë e OKB-së të barabarta me 10% të buxhetit të saj të përgjithshëm. E nëse Organizata Botërore e Shëndetit nuk reformohet, siç kanë kërkuar Shtetet e Bashkuara, në fakt, ndikimi i Bill Gates dhe fondacionit të tij do të jenë të jashtëzakonshëm.

Ndikimi (i pamasë) i Bill Gates në OBSH

OBSH është një organ politik, jo shkencor, i ndikuar nga vendet – dhe nga aktorët joshtetërorë – që e financojnë atë. Siç shkruan edhe Financial Times, në fakt, janë interesat gjeopolitike ato që “plazmojnë veprimtarinë e saj”. Kështu, në vitin 1955, OBSH u përfshi në luftën ideologjike perëndimore kundër Bashkimit Sovjetik, kur Asambleja Botërore e Shëndetit, organi vendimmarrës i OBSH-së, “votoi për një program të zhdukjes së malaries të promovuar nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj”. Problemi i vërtetë është se, aktualisht, 80% e buxhetit të OBSH “vjen nga kontribues vullnetarë”. Dhe tani, me SHBA-të jashtë, Bill Gates bëhet financuesi i parë i agjencisë. Siç ka theksuar Dr. David Legge për gazetën amerikane Grayzone, studiues emeritus i shëndetit publik në School of Public Health (Shkollën e Shëndetit Publik) të Universitetit të Melbourne, “kontributet e detyrueshme të shteteve të kombit mbulojnë vetëm kostot administrative. Nuk mbulojnë asnjë nga kostot e projekteve, që do të thotë se të gjitha paratë e donatorëve janë totalisht të destinuara për projekte aq specifike të cilat vetë donatorët duan t’i financojnë”.

Siç theksohet në Politico, ndikimi i Gates në OBSH mund të jetë një problem. “Rezultati – shkruan gazeta – thonë kritikët e tij, është se përparësitë e Gates janë bërë ato të OBSH. Në vend që të përqëndrimit në përforcimin e kujdesit shëndetësor tek vendet e varfra – kjo do të ndihmojë, sipas mendimit të tyre, të përmbajnë shpërthime në të ardhmen siç është epidemia e Ebola – agjensia harxhon një sasi disproporcionale të burimeve të saj në projektet që preferon Gates, siç janë përpjekjet për të zhdukur poliomielitin”. “Trajtohet si një kryetar shteti, jo vetëm në OBSH, por edhe në G20”, shpjegon një përfaqësues i një OJQ-je me qendër në Gjenevë në lidhje me themeluesin e Microsoft.

Në fakt, qysh një dekadë më parë, kur Gates filloi të investojë burime të rëndësishme për zhdukjen e malaries, zyrtarët më të lartë të Organizatës Botërore të Shëndetit – përfshirë kryetarin e programit të malaries të institucionit të KB – ngritën shqetësimin rreth fakti se fondacioni “shtrembëroi” prioritetet e institucionit. Fondacioni gjithashtu OBSH-në edhe në mënyrë indirekte përmes Global Alliance for Vaccines and Immunizations (Gavi), (Aleancës Globale për Vaksinime dhe Imunizime), financuesi i dytë më i madh joshtetëror i OBSH (pas Fondacionit Gates) që i dhuroi 158.5 milion dollarë Organizatës Botërore të Shëndetit në 2018.

Paratë e OBSH-së? Vendos Gates si të shpenzohen

Fondacioni i Bill Gates vendos pra se si shpenzohen fondet e Organizatës Botërore të Shëndetit. Për shembull, vëren Grayzone, një gazetë e themeluar nga gazetari investigativ Max Blumenthal, programi i OBSH-së që merr më shumë para është ai i zhdukjes së poliomielitit pasi Fondacioni Gates ndan një pjesë të madhe të kontributeve të tij për këtë arsye. Për më tepër, shkalla e madhe e Gjithashtu, shuma e madhe e kontributeve financiare të fondacionit e ka bërë Bill Gates një lider jozyrtar – edhe pse i pa zgjedhur – në organizatë. Kjo është arsyeja pse Asambleja Botërore e Shëndetit që vendos axhendën e OBSH-së miratoi një “Plan Global për Vaksinat” në 2012 së bashku me Fondacionin Gates dhe vetë themeluesin e Microsoft.

Sipas Foreign Affairs, “pak iniciativa politike apo standarde normative të përcaktuara nga OBSH njoftohen përpara se të kontrollohen zyrtarisht nga stafi i Gates Foundation”. Në thelb, siç kanë deklaruar disa burime për Politico në vitin 2017, “prioritetet e Gates janë bërë ato të OBSH-së”. Dhe kur Tedros Adhanom Ghebreyesus u bë drejtor i agjencisë në 2017, ndikimi i Bill Gates në OBSH u rrit, edhe më shumë. Tedros ka qenë më parë në këshillin administrativ të të dy organizatave të financuara nga Gates: Gavi dhe Global Found, ku ai shërbeu edhe si President i këshillit administrativ.

You might also like