Në Seattle, protestuesit shpallin zonën autonome
Capitol Hill Autonomous Zone (Zona Autonome e Kapitolit Hill) ka lindur qark një stacioni policie të pushtuar, Trump kërcënon të ndërhyjë për ta pastruar
Në qendër të Seattle, në shtetin e Uashingtonit, është një sipërfaqe prej disa blloqesh që për tre ditë po vetë-menaxhuar nga grupe të majta dhe nga manifestues që po protestojnë kundër racizmit sistematik të policisë dhe shoqërisë amerikane, nën vazhdën e vrasjes së George Floyd në Minneapolis. Zona është riemërtuar Capitol Hill Autonomous Zone (CHAZ), dhe përbëhet nga disa blloqe rreth një stacioni policie të braktisur më 8 qershor nga forcat e rendit, dhe që atëherë mbahet i pushtuar nga demonstruesit që e kanë shpallur atë një zonë të lirë nga policia.
Capitol Hill Autonomous Zone po tërheq vëmendjen kombëtare, e festuar nga lëvizjet e majta, radikale, antiraciste dhe nga ata që kërkojnë shkurtimin e fondeve të policisë dhe të denoncuar nga konservatorët. Presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar Guvernatorit Jay Inslee – të cilin e konsideron “të majtë radikal” – dhe kryebashkiakun Jenny Durkan, të dy demokratë, të rimarrin kontrollin, “përndryshe do ta bëj unë”. Durkan iu përgjigj duke e ftuar që t’i mbante të gjithë të sigurtë duke shkuar në bunkerin ku ishte strehuar kur manifestuesit mbërritën rreth Shtëpisë së Bardhë. Më pas sqaroi se situata nuk është e rrezikshme dhe se duket më shumë si një lloj feste lagjeje sesa një okupim ushtarak.
Për më shumë se një javë, protestat në Seattle kanë qenë shumë aktive dhe ka pasur përleshje të dhunshme me policinë, si edhe në shumë qytete të tjera të Amerikës. Durkan gjithashtu kishte urdhëruar një ndalim një mujor të përdorimit të gazit lotsjellës nga policia e akuzuar për dhunë ndaj demonstruesve. Por, të dielën e kaluar, tensioni filloi të rritet përsëri pasi një njeri drejtoi makinën mbi turmë, duke qëlluar dhe plagosur një protestues, pikërisht afër stacionit të Capitol Hill, dhe policia kishte përdorur përsëri gaz lotsjellës për të shpërndarë protestën.
Një ditë më pas, policia kishte braktisur rajonin, rreth së cilit ditët e mëparshme kishte ndërtuar barrikada. Dhe disa demonstrues pushtuan stacionin dhe themeluan “zonën autonome”, duke përdorur barrikadat e policisë për të vendosur kufijtë. Brenda kanë krijuar një lloj bashkie në të cilën organizojnë në mënyrë simbolike shoqërinë e dëshiruar nga ata që po protestojnë javët e fundit: pa racizëm dhe pa polici.
Më pas Capitol Hill Autonomous Zone pati të tjera kërkesa të mëdha nga lëvizjet e majta, të tilla si një tavan për çmim e qirave dhe dekriminalizimin e krimeve të kryera nga protestuesit gjatë protestave. Në një postim në Medium, organizatorët e protestës i kanë dërguar 30 kërkesa qytetit të Seattle, duke filluar nga menaxhimi i policisë deri tek sistemi i burgjeve dhe ai shëndetësor.
Në pak ditët e ekzistencës, në gjashtë blloqet që përbëjnë zonën e okupuar janë organizuar debate, koncerte, shfaqje me poezi dhe shfaqje dokumentare. Është ngritur një urgjencë mjekësore, shpërndarje falas e ushqimit dhe e ujit dhe fëmijët kanë pikturuar nëpër trotuare. Pavarësisht atmosferës paqësore dhe miqësore, Trump shkroi në Twitter se “Seattle është pushtuar nga terroristët e brendshëm”. Shefja i policisë së qytetit Carmen Best tha që ajo kishte asnjë rol në vendimin e braktisjes së stacionit.
New York Times shkruan se midis aktivistëve kanë pushtuar Capitol Hill Autonomous Zone ka ndarje në lidhje me pretendimet, një pjesë thonë se duhet të kufizohen në temat e protestave të këtyre ditëve të lëvizjes Black Lives Matter, të tjerë kërkojnë edhe më shumë, si ato të manifestit të botuar në Medium. Por ajo që të gjithë po pyesin është se kur pushtimi do marrë fund: Durkan deri më tani ka thënë se dëshiron ta zgjidhë çështjen në mënyrë paqësore duke vendosur dialog dhe negociata me protestuesit, dhe duke e quajtur të “paligjshme” hipotezën e ndërhyrjes së ushtrisë. / gazetatjeter.com