Në Zvicër, liqenet Ticino që do ju bëjnë të dashuroheni
Dy mijë metra lartësi, zona liqenore e Kantonit Ticino është një kartolinë e vërtetë
Në një nga cepat më idilike të Zvicrës ndodhet zona e liqeneve në Kantonin Ticino, në portat e Bellinzonës. Këtu, në dy mijë metra mbi nivelin e detit, duket sikur hyn në një kartolinë të gjallë.
Disa pamje piktoreske kujtojnë peizazhet e Kanadasë, të tjera janë ato që të gjithë i lidhim me imazhin klasik që kemi për Zvicrën: liqene, livadhe jeshile, male dhe lopët e pashmangshme.
Rrafshnalta Ticino është e famshme për bollëkun e ujit. Në Val Piora, një nga rajonet më të bukura në Ticino, ka mbi 20 liqene malorë. Këtu ekziston edhe një biodiversitet i pabesueshëm, i pasur me florë dhe faunë. Është një liqen aq i mistershëm sa tërheq kërkues nga e gjithë bota.

Ritom, një nga teleferikët më të shpejtë në botë, me një gradient 87.8%, çon nga Ambrì në Cadagno. Tre liqenet më të mëdhenj në pllajë janë Liqeni i famshëm Ritom, më i madhi në Kanton, Liqeni “misterioz” Cadagno dhe Liqeni i vogël Tom.
Në Liqenin Cadagno ka shumë më tepër peshq sesa në liqenet e tjerë. Ky bollëk është i njohur ndër shekuj. Në vitin 1903, studiuesi Felix-Ernest Bourcart filloi të merrte mostra nga fundi i liqenit. Pasi i ekzaminoi, ai konstatoi se ky ujë ka një ngjyrë veçanërisht të errët, mban erë squfuri dhe ndryshon shumë nga uji sipërfaqësor. Liqeni Cadagno është i përbërë, në fakt, nga tre shtresa uji që nuk përzihen me njëra-tjetrën. Në shtresën qendrore të ujit, në një thellësi prej 11-13 metrash, jeton një bakter shumë i veçantë i squfurit, me një ngjyre të kuqe të lehtë që ngjyros ujin në të kuq. Liqeni Cadagno është një fenomen i rrallë natyror i quajtur “meromissi”. E shpjegon shumë mirë Samuele Roman, përgjegjës i qendrës së biologjisë së lpinës.
Edhe ata që nuk interesohen për mikrobiologjinë do të magjepseshin nga Lugina Piora. Liqenet alpine të vendosur në pozicione idilike në peizazhin malor zviceran e bëjnë pllajën një parajsë të vërtetë për dashamirët e ekskursioneve. Më pas, gjatë verës, janë rreth 300 lopë dhe 200 bagëti që kullosin nëpër alpe dhe e bëjnë vendin edhe më piktoresk. Dhe pikërisht këtu, në këtë lartësi prodhohen proshutat e njohura të Rapellit dhe djathrat e mrekullyeshëm që shijojnë si mjaltë.

Përveç Liqenit Cadagno, një vizitë për qejf e meriton edhe Liqeni Ritom, një liqen artificial i krijuar mbi njëqind vjet më parë për të përmbushur nevojat energjitike për ndërtimin e linjës Gotthard.
Në anën e djathtë të liqenit, përkon një rrugë shteg didaktik natyror ku mund të admirohet çdo lloj luleje dhe bimësh, përfshirë disa mishngrënëse dhe të tjera helmuese. Është një ekskursion ekologjik, me një seri shtytjesh “biologjiko-kulturore”, në mënyrë që të mund të evokohen edhe disa kuriozitete historike. Është i gjatë 10 km dhe koha e udhëtimit është afërsisht 3 orë.
Edhe një ndalesë në Liqenin e vogël Tom është shumë e rekomanduar për ata që duan të ngjiten pak. Qendra e Biologjisë Alpine mund të strehojë grupe ekskursionistësh që dëshirojnë të kalojnë natën në brigjet e Liqenit Cadagno në Capanna Cadagno.
Një peizazh krejtësisht i ndryshëm dhe shumë më i mbledhur gjendet në Alpe Tremorgio. Pikënisja për t’u ngjitur në Tremorgio është Rodi-Fiesso, një pjesë e Komunës së Prato Leventinës. Një teleferik çdo 5 minuta i çon ekskursionistët në 1.830 metra dhe një liqen të lezetshëm. Është perfekt për kë vendos të kalojë qoftë edhe një ditë në ajër të pastër me familjen e tyre. Zona qark Liqenit të Tremorgio është e gjitha në një terren të sheshtë dhe është i përshtatshëm edhe për fëmijët.

Nga Tremorgio mund të vazhdosh në këmbë për në Capanna Leìt (ndalesa më e afërt) ose në më të largëtat, Campo Tencia, Garzonera dhe Fusio ose të zbresësh në fshatin Dalpe. Këto vende të fundit shënjohen si shtigje malore dhe janë të përshtatshme për ekskursionistë të stërvitur.
Kush dëshiron mund të kalojë natën në lartësira të larta duke qëndruar në Capanna Tremorgio ose të hapë një tendë kanadeze në brigjet e liqenit dhe të përgjumet me tingujt e natyrës.
Ata që vizitojnë Canton Ticino dhe qëndrojnë nëpër hotele, bujtina rinore ose kampingje, kanë në dispozicion Ticino Ticket, gjë që u mundëson të përfitojnë nga transporti publik falas dhe të përftojnë skonto në impiantet e skive dhe nëpër atraksionet e tjera të shumta.