GazetaTjeter.com
Analiza e lajmit


Kliko për më shumë



Kliko për më shumë

Nga Andi BUSHATI – Yuri Kim e shndërroi 6 marsin në test për veten

Ambasadorja amerikane ka vënë bastin më me risk që ndonjë nga paraardhësit e saj kanë guxuar gjatë këtyre 30 vjetëve. Yuri Kim vendosi ta testojë popullaritetin e politikave që SHBA ka ndjekur përmes identifikimit me kandidatët e Lulzim Bashës në zgjedhjet e 6 marsit. Twitteri i saj për ata që sponsorizohen nga “Non Grata” ishte një goditje e drejtpërdrejtë ndaj të gjashtë emrave të propozuar nga “Shtëpia e Lirisë”. Më kot ambasadorja u rek ta korigjonte më pas mesazhin fillestar, duke pretenduar se “Non Grata” nuk është vetëm Sali Berisha, por gjithashtu edhe tre të tjerë. Cicërima e saj e parë qe e qartë: aty flitej për personazhe që kanë kryer sipas shtetit të saj “Korrupsion domethënës”. 

Kur përmendi kandidatët e sponsorizuar të këtyre zgjedhjeve, askush nuk imagjinoi se padroni i tyre mund të qe Adriatik Llalla, i cili është arratisur në Itali për strehim politik, madke as Tom Doshi, i cili, formalisht nuk merr pjesë në këto zgjedhje.

E vetmja dilemë mund të ngrihet, nëse deklarata e Kim ishte për Vangjush Dakon, që po drejton fushatën e PS-së në Durrës. Por, as kjo hipotezë nuk qëndron. Ish kryebashkiaku i listës së zezë amerikane luajti fiks të njëtin rol edhe para 25 prillit, kur mori në duar drejtimin e skuadrës së PS në këtë qark. Por, atëhere, Yuri Kim nuk pipëtiu, as për sponsorizimin në favor të kandidatit për deputet Edi Rama, as për të singjajshmit e tij Ilir Nrdaxhi, Jurgis Çyrbja, Lefter Koka apo Rahman Rahja.

Pra, duhet të jesh idiot që të mos e kuptosh se znj. Kim mori qëndrim vetëm kundër kandidatëve që mbështet, non grata i katërt: Sali Berisha. Dhe kjo është një sjelle konstante. Ajo ka ndërhyrë në mënyrë brutale në garën e brendëshme në PD-duke marrë anën e Lulzim Bashës.

Edhe kur lëshoi të famshmen “do hani bar” edhe kur botoi foto me kopertinën e romanit të Heminguejit: “Për kë bien këmbanat”, në kulmin e shpërthimit të foltoreve të Berishës edhe kur deklaroi: “nuk do kemi mardhënie, me një parti të drejtuar prej tij” (ndryshe nga ambasadori i BE), fiks në momentin e dorëzimit të 4800 nënshkrimeve të delegatëve për mbledhjen nga poshtë të kuvendit edhe kur porositi intervistë në Top Channel, menjëherë pas mbrojtjes që i bëri Richard Grenell Berishës, ajo është bërë pjesë e lojës brenda një force politike, në shkelje flagrante të konventës së Vienës.

E gjithë kjo trajektore nuk ka kaluar pa pasoja. Që kur ndoqi urdhërat amerikanë Lulzim Basha është rrokullisur keq në sondazhe nga 66% që qe para përjashtimit të Berishës, në 38% në mes të janarit (shiko këtu). Por, me surprizuesja qe një tjetër anketë e emisionit Barometër në Euronews, e cila tregonte se preferencat e shqiptarëve për SHBA-në qenë sa gjysma e atyre për BE-në (shiko këtu). 

Pavarësisht nga këto sinjale Yuri Kim ka vendosur të përveshë mëngët duke u bërë pjesë në fushatë.

Në këtë moment kur pothuajse të gjithë e dinë se përçarja e PD-së do të nxjerrë fitues Edi Ramën, gara reale e 6 marsit është ajo që do të tregojë se kush e mban flamurin e shumicës së opozitës.

Investimi i ambasadores amerikane po shkon në këtë drejtim. Ajo po kërkon me ç’do kusht të pompojë kandidatët e dalë nga zyrat e vulës duke ulur ata që idhtarët e foltores kanë përzgjedhur me votën e tyre.

Ky është basti që Yuri Kim ka vënë për të mbështetur “zotin Luli Basha”. Në këtë mënyrë, ajo ka marrë përsipër riskun që përmes tij të testojë edhe përkrahjen për politikat e Ushingtonit në zgjedhjet e pjeshme lokale. Dhe duke qenë se në këtë garë do të votojnë afro 1/5 e zgjedhësve të të gjithë vendit, ajo duhet falenderuar, pasi në 6 mars do të kemi mundësi të vërtetojmë me numra edhe debatin idiot mes pro dhe anti amerikanëve të këtij vendi.


Ju, sigurisht, jeni të lirë t'i përdorni materialet tona, por në çdo rast duke cituar medien dhe autorin.
Ju gjithashtu mund të lexoni
VINI RE: Disa materiale në këtë hapësirë janë marrë nga interneti, duke u vlerësuar si në përdorim publik. Nëse subjektet e pranishme në foto ose video, apo autorët do të kenë diçka në kundërshtim me publikimin, do të mjaftojë të kërkojnë heqjen duke dërguar një email në: kontakt@gazetatjeter.com. Ne do të marrim masa sa më shpejt të jetë e mundur.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More